E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA miraton ligjin për Afganistanin

Ligjvënësit e SHBA-së e kanë miratuar një masë urgjente për financimin e “shtimit” të trupave në Afganistan, të propozuar nga presidenti amerikan, Barack Obama.
Tash ligji duhet të nënshkruhet nga Obama.

Dhoma e Përfaqësuesve votoi me 301:114 në favor të ligjin, me të cilin parashihet ndarja e afro 37 miliardë dollarë për konfliktin në Irak dhe për dërgimin e 30 mijë ushtarëve shtesë në Afganistan, sipas strategjisë së re së presidentit Obama.

Ligji e ka vlerën prej gjithsej 59 miliardë dollarësh, që pos fondeve për Irak dhe Afganistan, parasheh edhe shuma për katastrofat natyrore në SHBA, ndihmat për Haiti dhe për veteranët e luftës në Vietnam, që i ishin ekspozuar mjeteve helmuese.

Shpenzimet shtesë shkaktohen para së gjithash nga dërgimi i rreth 30 mijë ushtarëve të tjerë në Afganistan. Senati amerikan e ka miratuar këtë ligj qysh në javën e kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›