E Diel, 1 Nëntor 2026

Kirkizstan, qeveria mbyll bazën amerikane

Qeveria e Kirkizstanit po planifikon mbylljen e një baze të rëndësishme strategjike amerikane, e cila përdoret vazhdimisht nga Uashingtoni për të furnizuar trupat e armatosura në Afganistan. Lajmi u publikua nga mediat ruse, pasi Rusia deklaroi një paketë ndihme disa milionë dollarëshe për llogari të Kirkizstanit. Zëdhënësi i Pentagonit, Geof Morel, e konsideroi "një bazë tepër rëndësishme ajrore", pasi prej saj furnizohen trupat amerikane në territorin e Afganistanit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›