SORROS shigjeton "bankat e këqija"
Krijimi i një "banke të keqe", e cila do të abortojë asetet toksike të kredidhënësve amerikanë - veprim që po shqyrtohet shumë seriozisht nga administrata "Obama" - do të rezultojë gabim si nga pikëpamja politike, ashtu edhe nga ajo financiare, vërejti financieri miliarder Xhorxh Soros, në një koment të publikuar dje në gazetën "Wall Street Journal". Sipas magjistarit të bursave, një veprim i tillë do të sjellë gabime në vlerësimin real të fondeve toksike, si dhe do të fshehë bankat me probleme.