OKB: Hamas ka përvetësuar ndihmat
Një zëdhënës i Organizatës së Kombeve të Bashkuara deklaroi se forcat policore të Hamasit kanë shtënë me forcë dje një sasi të konsiderueshme ndihmash të destinuara për popullsinë e Gazës. Zëdhënësi Kristofer Gans deklaroi dje se policia e Hamasit sulmoi të martën një magazinë në Gaza ku u morën 3500 velenxa dhe 400 paketa ushqimore. Nga OKB-ja bëhet gjithashtu me dije se këto ndihma janë jetike për popullsinë civile të Gazës, duke qenë se shumë banorë kanë mbetur pa strehë e mjete jetese për shkak të konfliktit.