E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kirurgu Nelaj përballet me togat e zeza

Autori i Lajmit: red.
Kirurgu i akuzuar për korrupsion, Ardian Nelaj, ka dalë dje përpara drejtësisë për t u përballur me akuzën e “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Kirurgu i Klinikës së Spitalit të Burgut në Tiranë, Ardian Nelaj, bënte operacione karshi ryshfetit që merrte nga pacientët. Ardian Nelaj, me profesion mjek-kirurg, me detyrë shef i Klinikës së Spitalit të Burgut në Tiranë, dyshohet se përfitonte para në mënyrë të paligjshme”. Doktori duket se u kërkonte pacientëve 20 mijë lekë për një operacion, ndaj edhe ka rënë në pranga. Operacionet ai i kryente në sallën e Urgjencës së Spitalit Nr.2 Tiranë. Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit policor “Standardi i garantuar”, që u finalizua nga Seksioni kundër Korrupsionit në bashkëpunim me Njësinë e Task-Forcës në Prokurorinë e Tiranës. Nga hetimet dhe përgjimet rezultoi se shtetasi i lartpërmendur u kërkonte ryshfet të afërmve të pacienteve në shuma që varionin deri në 20 000 lekë për një operacion.
Ky lajm është publikuar: 05/05/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›