Tri dëshmi të reja në gjyqin e Ilir Pajës
Autori i Lajmit: red.
Tri dëshmi të reja janë dëgjuar dje për të zbardhur krimet e kryera nga i pandehuri Ilir Paja. Në Gjykatën e Krimeve të Rënda është zhvilluar seanca e radhës, ku kanë dëshmuar tre shtetas, një prej të cilëve efektiv policie. Arjan Seferi, Ali Hysa Evlan Hakani kanë dhënë dëshmitë e tyre në lidhje me ngjarjen në fjalë. Arjan Seferi ka deklaruar se atë ditë ka qenë me shërbim dhe e kanë njoftuar në radio për një incident në afërsi të Farmacisë nr. 10. “Kur shkova aty,- ka pohuar Seferi, - pashë dy persona të plagosur, njëri prej të cilëve mësova se ishte efektiv policie. E hipa policin e plagosur në fugonin e policisë dhe urdhërova shoferin ta çonte në spital. Më pas kemi marrë të plagosurin tjetër dhe, pasi e kemi hipur në një taksi, e kemi nisur edhe atë drejt spitalit. Më pas, ngaqë isha me shërbim, kam qëndruar gjatë gjithë kohës në hyrjen e spitalit për të ruajtur të arrestuarin. Të njëjtën histori ka treguar edhe Evlan Hakani, i cili ka parë nga afër të gjithë ngjarjen. Dëshmitari i tretë ka qenë një shitës ambulant, që ka qenë i pranishëm edhe gjatë incidentit. Ali Hysa ka pohuar se pas përplasjes së makinës me motorin, u afrova më afër dhe pashë që dy persona ishin në tokë të mbuluar me gjak, njëri prej tyre ishte në anën e djathtë të rrugës ndërsa personi tjetër ishte poshtë makinës. I pandehuri Ilir Paja akuzohet për vrasje të nëpunësit të policisë të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Ditën e ngjarjes, Paja ishte duke udhëtuar me një automjet ngjyrë gri dhe i është ndërprerë rruga nga një makinë policie, e cila donte ta ndalonte atë. Pas makinës së tij ndodhej një motor me dy policë, të vënë në ndjekje të tij. Për të evituar kapjen e tij, ai ka lëvizur prapa me makinë duke kapur poshtë motorin dhe policin Haxhimali, i cili pësoi disa dëmtime të rrezikshme për jetën e tij. Në këto momente oficeri i policisë Dorian Muça ka qëlluar në drejtim të Ilirit duke i shkaktuar atij plagosjen në shpatull. Kjo ka bërë që automjeti i të pandehurit të përplaset me autobusin e linjës. I detyruar nga rrethanat, Dorian Muça ka qëlluar sërish dhe plumbi ka goditur derën e djathtë të automjetit duke bërë të mundur që të nxirrte Ilirin nga makina. Më pas punonjësi i policisë, Haxhimali, së bashku me Ilirin janë shoqëruar për në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm. Gjatë procesit të këqyrjes së automjetit është gjetur një armë, e cila rezulton të jetë pa leje.
Ky lajm është publikuar: 05/05/2009