Kisha Orthodhokse Autoqefale, 5 tonë ndihma për të dëmtuarit
Tiranë, 11 Janar NOA - Duke iu përgjigjur
situatës dramatike të krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit në zonën e
Shkodrës, me kujdesin e drejtpërdrejtë të Kryepiskopit Anastas, Kisha
Orthodhokse dhuroi sot, pesë tonë ndihma. Ato përmbajnë ushqime, veshmbathje,
shtresa, etj.
Dorëzimi i tyre u bë në magazinat e krijuara
nga Shtabi i Emergjencës në shkollën e mesme industriale, në prani të
nënkryetarit të Bashkisë, përfaqësuesve të prefekturës etj. Ata e konsideruan
ndihmën shumë të nevojshme dhe një shembull që duhet ndjekur, sepse emergjenca
ka sjellë nevoja të mëdha dhe do të zgjasë në kohë.
e.r/NOA