Berisha, Merkelit: Merita, e "luaneve" te Murit
Kryeministri Sali Berisha i ka derguar nje mesazh urimi Kancelares gjermane Angela Merkel me rastin e 9 nentorit, dites perkujtimore te renies se Murit te Berlinit:
"E dashur Znj. Kancelare, Angela Merkel!
Sot kombi i madh dhe mik gjerman, se bashku me qytetaret e lire ne mbare boten, festojne 20-vjetorin e shembjes se Murit te Berlinit, ngjarjen me te madhe pas Luftes se Dyte Boterore per kombin tuaj, por edhe per lirine e njerezimit. Sot eshte nje dite e madhe, ne te cilen gjermanet dhe qytetaret e lire ne mbare boten nderojne se bashku burrerine, trimerine dhe guximin e jashtezakonshem te mijera e mijera djemve e vajzave, burrave e grave te Gjermanise Lindore, qe, me 9 nentor te vitit 1989, me zjarrin e lirise ne shpirt dhe zemer u versulen si luane mbi Murin e Berlinit, e shemben ate duke hapur jo vetem dyert e bashkimit te kombit tuaj, por edhe dyert e lirise per qindra milione qytetare te Evropes, te cilet vuanin nen tiranite komuniste. Shembja e Murit te Berlinit i dha zgjidhje perfundimtare ceshtjes gjermane, e cila, sic do te theksonte Presidenti amerikan Ronald Regan ishte njekohesisht ceshtje e lirise se njerezimit. 9 nentori i vitit 1989 beri te mundur qe kombet evropiane, nder te cilat dhe kombi shqiptar, te shtypura nga diktaturat komuniste, te ngrihen njeri pas tjetrit dhe te shembin regjimet e egra totalitare ne vendet e tyre, duke realizuar keshtu permbysjen me shpejtesi, ne mbare Evropen, te sistemit socialist, eksperimentit me tragjik, qe njerezimi ka njohur ne tere historine e vet. Sot nje nderim i vecante dhe mirenjohje e thelle u takon personaliteteve boterore, Ronald Reganit, Helmut Kohlit, Xhorxh Bushit, Mikail Gorbacovit, Papa Gjon Palit te Dyte, te cilet, me vizionin e tyre, u deshmuan misionare, promotore dhe arkitekte te shembjes se perdes se hekurt dhe te bashkimit te Gjermanise. Keto 20 vite Gjermania e bashkuar ne liri u shnderrua ne promotorin kryesor te zhvillimit dhe integrimit evropian. Shqiptaret kane pasur dhe kane privilegjin e madh te jene ne krye te listes se ndihmes dhe te solidaritetit te vendit tuaj, mik e bujar. Une Ju garantoj se do t'Ju jemi gjithmone mirenjohes. Znj. Kancelare, kombi gjerman feston 20-vjetorin e renies se murit te Berlinit si njeren nga ngjarjet me te medha te historise se tij, nen udheheqjen Tuaj, qe sapo merituat mandatin e dyte, e qe 20 vjet me pare ishit nje studiuese, ne anen e erret te Murit te Berlinit. Ky eshte dhe simboli me i ndritshem i mrekullise se lirise", - perfundon mesazhi i kryeministrit.