E Diel, 1 Nëntor 2026

Kisha urdhër partive politike: Gjeni zgjidhje për situatën politike

Tiranë, 05 maj, NOA Pas ndërkombëtarëve, shoqërisë civile dhe shoqatave jo politike, janë drejtuesit e besimeve fetare ata që i kujtojnë klasës politike se vazhdimi i debatit për zgjedhjet, 10 muaj pas përfundimit të tyre po dëmton interesat e vendit.

Në një reagim jo të zakontë, Kisha Katolike kërkon nga klasa politike që të gjej zgjidhje për situatën e krijuar duke ju dhënë fund debateve. Në një letër publike Ipeshkvinjtë e Kishës Katolike në Shqipëri bëjnë apel për drejtuesit e partive kryesor duke u kujtuar jo vetëm moralin e kishës interesin kombëtar.

Në këtë situatë të krijuar populli ynë po vuan. Ai ka të drejtë për një shoqëri më vëllazërore dhe paqësore. Vendi ynë po jep një përshtypje të keqe para botës, në këto çaste historike kur është një anëtar i NATO-s dhe një vend që po kërkon lëvizjen e lirë të qytetarëve, të mohuar për dekada me radhë, dhe integrimin në Bashkimin Europian, vrejnë në letrën e tyre drejtuesi e Kishës Katolike.

Ata shtojnë se politikanët me ndërgjegje dhe përgjegjësi duhet të kërkojnë të mirën e përbashkët para çdo interesi tjetër partiak apo individual dhe të zgjedhin rrugën e dialogut të hapur pa asnjë paragjykim, për të cilin ka vend gjithmonë, në mënyrë që të shkohet drejt një zgjidhjeje më të denjë dhe të drejtë, duke pasur në zemër dhe në mendje gjithmonë të mirën e njerëzve tanë të vuajtur.

Letra e drejtuesve të Kishës Katolike i drejtohet Presidentit të Republikës, Bamir Topi

Kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli, Kryeministrit Sali Berisha, Kryetarit të opozitës, Edi Rama si dhe kryetarëve të partive politike në Shqipëri. Letra është hartuar gjatë mbledhjes së Asamblesë vjetore në Tiranë të Kishës Katolike dhe ka ardhur si pasojë e situatës shoqërore politike në vendin tonë e cila po kalon një krizë që dita-ditës po thellohet.

Duke vlerësuar situatën e përgjithëshme drejtuesit e Kishës theksojnë se e ndjejnë për detyrë që si barinj të Kishës Katolike të angazhohemi për përmirësimin e situatës.

m.xh/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›