E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gratë e PS: Rajmonda, u tronditëm nga fjalët e tua

Gratë dhe deputetët mbështetës në grevën e PS-së, me anë të një letre shprehën revoltën ndaj deklaratave të deputetes së Partisë Demokratike, Rajmonda Bulku. “E dashur, Rajmonda! Të pamë në televizor dhe jemi të gjitha të tronditura nga gjuha jote e urrejtjes”, nisin letrën e tyre gratë në grevë. Sipas tyre, vendimin për të hyrë në grevë e kanë zgjedhur me dëshirë për një të ardhme më të mirë të fëmijëve të tyre. “Nuk të kërkojmë shumë, thjesht të mos e pranosh më rolin që luajte sot për llogari të pushtetit, sepse fyen dinjitetin tonë më zi sesa Sali Berisha dhe Jozefina Topalli”, theksojnë gratë e PS-së.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›