E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kishë në plazhin e Strugës!

Nga Express më 30 maj 2011 në ora 11:57

Në Strugë po bëhen përgatitje për ngritjen e një kishe pranë plazhit të femrave në Strugë, edhe pa lejen e autoriteteve komunale.

Fjala është për ndërtimin e kishës në plazhin e femrave, ku aktualisht qëndron një ikonë e vendosur po ashtu në mënyrë të jashtëligjshme.

Ndërtimi i këtij projekti siç bëhet e ditur ka si bartës partisë maqedonase VMRO-DPMNE, e cila i qëndron në prapavijë kësaj nisme. Ditë më parë kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski deklaroi se Struga është dhe do të bëhet maqedonase.

Shoqatat maqedonase në Strugë kanë nisur deponimin e kontributeve për ndërtimin e kishës në këtë lokacion, i cili është në procedurë gjyqësore.

Ndërtimi i kishës po synohet të bëhet në lokacionin që është pronë private e një qytetareje të Strugës, Rabija Sadikovska, e cila kishte blerë truallin pas një tenderi të shpallur nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Por, prona e saj tanimë po kontestohet nga qytetarët maqedonas dhe shoqata “Nasha Struga”, me pretendimet e tyre se aty ka pasur kishë dhe ajo tokë është pronë e kishës.

Duke u nisur nga kjo, ata kanë vendosur një ikonë ortodokse, që asokohe ka shkaktuar edhe tendosje ndëretnike dhe ndërfetare.

Blerësja-pronarja e re ka pohuar se në licitacionin e shpallur nga Ministria e Transportit, e ka blerë pronën dhe thotë se është pronare legjitime dhe e pakontestueshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›