E Diel, 1 Nëntor 2026

Beograd proteste pro Mlladic. I biri Babai im nuk eshte kriminel

 Beogradi zgjohet me xhama dyqanesh të thyera e shenja të qarta të protestës së një dite më parë ndërsa avokati i Mlladic dorëzon në gjykatë kërkesën për apel kundër ekstradimit të të shumëkërkuarit në Hagë. Familja thotë se ish- komandati i serbëve të Bosnjës, 69-vjeçari Ratko mlladic është shumë i sëmurë që të përballet me një proces gjyqësor, që përfshin edhe akuzat për genocid dhe krime kundër njerëzimit.
Një natë më parë sipas forcave të rendit 10 mijë vetë iu përgjigjën apelit të ultranacionalistëcve për të marrë pjesë në tubimin në mbështeteje të kasapit të Ballkanit. 

Para turmës së zemëruar djali i Mlladic, Darko tha se babai i tij nuk është kriminel e se nuk kishte dhënë urdhër për vrasje. Përkundrazi kishte mbrojtur popullin e tij me profesionalizëm dhe ndershmëri. Në qytetin e blinduar nga forcat e rendit protestuesit hodhën parulla kundër presidentit Boris Tadic që e akuzuan si tradhëtar pasi dorëzoi një hero kombëtar. 

Shumë zemërim e më pak dhunë se në 2008 mes protestuesve në tubimin që u mbyll sidoqoftë me ekstremistë që qëlluan me gurë e u përleshën me forcat e rendit . Kundërpërgjigja e forcave speciale ka qenë e mënjëhershme. Më shumë se 100 persona janë arrestuar, ndërsa 30 të tjerë janë plagosur në Beograd, gjatë protestës ku bëhej thirrje për lirimin e Mlladic.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›