Gjermani lamtumire centraleve berthamore

Gjermania i jep lamtumirën energjisë bërthamore. Vendimi i paralajmëruar gjatë javëve të kaluara u formalizua gjatë një takimi të koalicionit qeverisës. Të gjitha impiantet bërthamore do të mbyllen brenda 2022, të gjithë përvec tre centraleve që do të mbeten në gadishmëri për kriza të mundshme energjetike do të rreshtin së funksionuara brenda 2021.
Lajmi u bë i ditur pas mesnate nga ministri i ambientit , Norbert Roettgen. Për këtë afat kohor ranë dakord përfaqësuesit e Unionit Kristiandemokrat/Kristiansocial (CDU-CSU) dhe të FDP-së pas këshillimeve, që përfunduan në orët e vona të natës.
Shtatë centralet e mbyllra ndërkohë do të mbeten që tani jashtë përdorimit, ndërsa tre centralet e fundit do të shkëputen nga rrjeti në fund të vitit 2022.
I ashtuquajturi Komisioni i Etikës për furnizimin me energji, kishte sugjeruar heqjen dorë nga energjia bërthamore brenda 10 viteve të ardhshme me argumentimin se energjia do të mund të kompensohej nga burime të tjera.
Raporti i këtij komisioni ka shërbyer si bazë për vendimet e qeverisë federale të abgela Merkel që tërhiqet kështu pas nga vendimi i 2010 për zgjerimin e përdorimit të reaktorëve bërthamorë.
Gjermania bëhet kështu e para fuqi industriale që heq dorë nga energjia atomike e cila përmbush momentalisht 22% të kërkesës për energji në vend.
Delina Bitraku