Shtohet frika nga E.coli në Evropë
Në Evropë po shtohet paniku nga bakteri Esheria-Coli. Pas Gjermanisë, ku numri i viktimave shkoi në dhjetë, ai rezulton të jetë përhapur edhe në Suedi, Danimarkë, Britani, Holandë e Austri.
Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve flet për disa të prekur në këto vende, mes të cilëve edhe fëmijë nën 5 vjeç, ndërsa 87 për qind e rasteve të regjistruara janë të rritur, ku 68 për qind e tyre, femra.
Një shkencëtar gjerman paralajmëron se përhapja e këtij virusi nuk ka përfunduar, duke parashikuar një përhapje të tij nga njeriu tek njeriu.
Dyshohet se bakteri është përhapur nga importi i trangullit nga Spanja, e cila ka izoluar dy prodhues të mëdhenj të këtij produkti për të verifikuar burimin.
Agjencia austriake për sigurinë e ushqimit ka ftuar konsumatorët që të asgjësojnë perimet e kultivuara në mënyrë organike nga Spanja.
Kjo për shkak se perimet e përmendura do të mund të ishin të infektuara me bakterin e rrezikshëm EHEC.
Trangujt, domatet dhe patatet e dyshimta të prodhuesit spanjoll Frunet kanë arritur në Austri nëpërmjet distributorëve gjermanë.