E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon per te pesten dite protesta ne Athine

 Grekët po humbasin toruan. Qendra e Athinës ngjan tashmë me sheshet e pushtuara nga turmat në Madrid e Barcelonë. Në të tjera gjerësi gjeografike kërkesat mbeten të njëjta ndërsa 20 mijë vetë vendosin të kalojnë natën në sheshinpara parlamentit në shenjë kundërshtimi ndaj masave të qeverisë. Në Athinë kjo është nata e pestë që  të indinjuarit grekë pushtojnë sheshet. 
“Jam 55 vjeç e detyrohem të dal në rrugë. Kam dy fëmijë të papunë e shoh se si më rrudhet rroga dita ditës. Na presin ditë të vështiora e vetëm po të qëndrojmë të bashkuar mund të arrijmë dicka” thotë njëra prej protestuesve, mësuesja Dora Karadoni.

“Varfëria është dhuna më e madhe”, ka qenë një ndër parrullat kryesore me të cilat grekët kundërshtojnë kësaj here valën e re të masave të ndërmarrë nga Papandreu. Ndryshe nga herët e tjera turmat kanë qënë paqësore e madje shumë protestues kanë marrë me vete dhe fëmijët në sheshin “Sintagma” ku traffiku është bllokuar plotësisht. 

E ndërsa të dërguarit e FMN-së e Bashkimit Europianë janë ende duke vlerësuar gjendjen në Athinë komisioneri i BE-së për çështjet ekonomike Olli Rehn kërkon një marrëveshje të shpejtë për masat e nevojshme të kursimeve. Rehn shprehet se ka ardhur momenti që të gjitha partitë politike, edhe partitë opozitare të sillen në mënyrë "konstruktive" e të vendosin për programin e reformave të kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. 

Reformat ekonomike dhe programi i kursimeve janë një "provë"e vështirë për shoqërinë greke.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›