E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikolli: Të përgatitur të mbrojmë votën

25/06/2009  PS-ja për zgjedhjet

Partia Socialiste përshëndeti dje deklaratën e ambasadorit amerikan Xhon Uidhers dhe vlerësoi të drejtën e çdo shqiptari për të votuar në mënyrë të lirë dhe të ndershme, si përcaktuese për të ardhmen e gjeneratave që do të vijnë. Një qëndrim i tillë u bë dje i ditur nga anëtarja e kryesisë së kësaj partie Lindita Nikolli. “Rëndësia e zgjedhjeve të 28 qershorit është aq e madhe, sa askush, asnjë subjekt politik e asnjë individ nuk do të lejohet të ushtrojë presion mbi votuesit apo të manipulojë rezultatin. Partia Socialiste dëshiron t’u kujtojë të gjithë votuesve shqiptarë se askush nuk mund të ushtrojë presion mbi ju për të votuar për një parti të caktuar, askush nuk mund t’ju kërkojë prova për votën dhe zgjedhjen tuaj. Akte të tilla janë të jashtëligjshme, duhet të raportohen dhe do të raportohen”, - vlerësoi ajo gjatë një deklarate për shtyp. Ndërkohë, duke i mëshuar më tej kësaj çështjeje, Nikolli nënvizoi se “të gjithë ata që do të tentojnë të ushtrojnë presion mbi votuesit, mesazhi ynë është shumë i qartë: do të dështoni dhe më 29 qershor do të përballeni me ligjin, pasi Partia Socialiste është plotësisht e përgatitur për të ruajtur çdo votë, po vëzhgojmë me shumë kujdes dhe mbarë bota ka drejtuar sytë nga ne”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›