E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pogradec, të vdekurit “dalin” nga varret

13/03/2005  Rrëshqitja e dheut ka shkatërruar 50 varre në varrezat publike të këtij qytetit, ndërkohë që 150 janë zhvarrosur dhe 200 të tjerë rrezikojnë të pësojnë të njëjtin fat. Më të dëmtuara, kanë qenë varrezat e vjetra të qytetit, të cilat janë prishur pothuajse plotësisht, duke sjellë dhe një përzierje të madhe eshtrash të të vdekurve. Pikërisht, kjo përzierje ka bërë të pamundur dhe gjetjen dhe identifikimin e tyre nga ana e familjarëve.

Megjithë punën e bërë nga bashkia, duket se ndihmesën më të madhe e kanë dhënë vetë qytetarët pogradecar. Për ngjarjen e ndodhur dhe për minimizimin e pasojave të saj është kërkuar ndërhyrja e forcave të ushtrisë. Mësohet se bashkia ka blerë tokë në fshatin Gurras, e cila do të përdoret për varre, pasi varreza aktuale në qytet është tejet e mbushur. Bashkia ka dhënë 15 milionë lekë për ringritjen e varrezës.

Zona të rrezikshme ka në:

Periferitë dhe fshatrat e Elbasanit

Berat

Mallakastër

Durrës

Rrugë të rrezikshme janë:

Milot-Peshkopi

Elbasan-Tiranë

Elbasan-Qafë-Thanë

Ballsh-Tepelenë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›