E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koalicioni, KQZ shtyn shortin e numëruesve

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bëri apel dje njësive vendore të dorëzojnë pranë KQZ-së listat paraprake të zgjedhësve. “135 nga 383 njësi vendore nuk kanë dorëzuar lista paraprake të zgjedhësve”, tha gjatë mbledhjes kryetari i këtij institucioni, Arben Ristani, duke u bërë thirrje përfaqësuesve të njësive vendore që të depozitojnë listat paraprake. Në rast të kundërt, sipas tij, do të merren masa administrative deri në kallëzim penal. Ndërkohë, shqyrtimi i projekt-udhëzimit “Për caktimin e partive politike, të cilave u lind e drejta të marrin pjesë në shortin për anëtarin e tretë dhe të katërt të grupeve të numërimit të votave për zgjedhjet e 28 qershorit”, u shoqërua me debate në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Genc Gjonçaj, kundërshtoi projekt- udhëzimin dhe kërkoi shtyrjen e shqyrtimit me pretendimin se “PAD dhe PDK nuk mund të rreshtohen në bllokun e partive të pakicës parlamentare”. Sipas tij “këto njihen botërisht si parti të aleancave qeverisëse dhe parlamentare”. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me 6 vota pro dhe 1 kundër, vendosi shtyrjen e diskutimit të projekt- udhëzimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›