E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klandestinet dhe emigrantet, takim shqiptaro-grek ne kufi

Marrja e masave per te perballuar pa radhe te gjate fluksin e levizjes se emigranteve ne kete periudhe ne doganat kufitare midis Gjirokastres dhe Greqise dhe trafiku i klandestineve, ka qene ne qender te nje takimi te zhvilluar midis stafit doganor dhe efektivave te policise te Kakavijes shqiptare dhe greke. Pala shqiptare e perfaqesuar nga drejtori Rajonal i Kufirit dhe Migracionit, Vasil Valera, ka bashkebiseduar me drejtorin e policise se Epirit, Mario Guruli dhe kreun e doganes greke te Kakavijes, Gjeorgjia Nasto. "Per here te pare gjate viteve te fundit te dyja palet zhvillojne nje takim te niveleve te tilla", kane pohuar pjesemarresit. "Aktualisht pala shqiptare ka rritur numrin e sporteleve dhe efektiveve te policise per te shmangur radhet e pritjes gjate kthimit te emigranteve ne vendlindje, per festen e Pashkeve", ka pohuar Vasil Valera. Nderkohe gjate fjales se vet, drejtori i policise se Epirit, Mario Guruli, ka garantuar se policia greke ka marre masat maksimale per te shmangur radhet e pritjes ne kufi. "Ne, ka pohuar ai, garantojme se do te jemi te angazhuar per te shmangur radhet e pritjes se emigranteve gjate periudhes se Pashkeve. Emigrantet te perdorin edhe pika te tjera per kthim".

Kakavije, dje fluksi me i madh i te kthyerve

Gjate oreve te mengjesit dhe mesdites te se enjtes dogana e Kakavijes eshte perballuar me fluksin me te larte te levizjes se emigranteve shqiptare qe kthehen per te kaluar festen e Pashkeve ne vendlindje. Sipas burimeve policore ne kete stacion kufitar gjate mengjesit dhe mesdites te se enjtes kishin lene pas traun e doganes greke me destinacion Shqiperine rreth 6 mije e 500 emigrante dhe 1400 autovetura. Per te perballuar kete rritje te menjehershme te fluksit dogana shqiptare ka rritur sportelet ne 7 te tille ndersa ajo greke ka punuar me kater sportele.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›