E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terror me arme ne buzuk "Coco Bongo", klientet shtrihen barkazi ne dysheme

Durres- Dy persona dhunojne rojen e nje lokali nate buzuk dhe hyjne brenda duke terrorizuar me arme personelin, klientet dhe orkestren. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 24:00 te se merkures, ne lagjen nr. 11 te Durresit, shume prane qendres se qytetit. Per fat te mire nga te shtenat nuk ka pasur te lenduar, nderkohe qe policia ndaloi brenda disa minutash te dyshuarit Skender Laci, 37 vjec dhe Florian Luca, 36 vjec, banues ne lagjen nr. 1 te qytetit. Shkak i ngjarjes ne buzuk "Coco Bongo" eshte bere gjendja e dehur e dy te dyshuarve qe kane tentuar te hyjne brenda ambienteve, por u ndaluan nga roja. Krismat kane tronditur klientet ne lokalin e nates me muzike live dhe banoret. Fillimisht te dyshuarit Luca dhe Laci kane tentuar te hyjne ne brendesi, por roja u ka thene se ndalohej per ta, pasi ishin dhe ne gjendje te dehur. Por ne kete moment te rinjte kane nxjerre pistoletat dhe pasi e kane dhunuar jane futur brenda buzukut. Pa paralajmeruar askend, ata kane nisur te gjuajne me arme ne drejtim te banakut, ndersa klientet ishin duke darkuar. Plumba jane leshuar edhe ne drejtim te orkestres pa pasur motive te qarta dhe nen efektin e alkoolit. Burime zyrtare te policise vendore thane se menjehere ne vendngjarje ka shkuar nje grup hetimor dhe te dyshuarit jane izoluar duke mos u dhene mundesi per t'u arratisur. Te terrorizuar, klientet dhe personeli jane perpjekur te largohen per t'i shpetuar plumbave, kurse pjesa tjeter jane shtrire barkazi.

E. Arapi

Dyshimet

Policia tha se autoret e dyshuar nuk kishin asnje konflikt me personelin apo pronarin e buzukut "Coco Bongo", Dundim D., ndersa kane hyre te dehur dhe vepruar nen efektet e alkoolit. Ne cilesine e proves materiale u bllokua arma e zjarrit pistolete "Zastava", me numer 131400SI, si dhe 5 gezhoja.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›