Vodhen per borxhet, pranga vellezerve
Fier- Operacioni i koduar "Dukasi" zbulon autoret e bastisjes se shtepise se emigrantit fierak te kthyer ne Shqiperi per Pashke. Vellezerit Taulant dhe Alket Rrapaj kane rene ne pranga te policise oret e vona te mbremjes se merkure, ndersa dilnin nga nje lokal ne qytetin e Patosit. Gjate ushtrimit te kontrollit trupor, te dyshuarve u eshte gjetur sasia prej 70 mije eurosh, qe u sekuestrua ne cilesine e proves materiale. Per pjesen e mbetur prej 20 mije eurosh, vellezerit deshmuan se e kishin perdorur per te lare borxhet qe u kishin personave te tjere. Zbulimi i autoreve u krye nepermjet te dhenave operative dhe pergjimeve telefonike, ndersa bastisja kishte ndodhur dy dite me pare ne fshatin Dukas te Patosit, ne familjen e Avdul V. Kthimi i Artur V., nga Greqia me familjen ishte bere me qellim festimin e Pashkeve, por edhe ndertimin e nje shtepie te re ne fshat. Ndersa ka shkuar per vizite tek te afermit e tij, kur eshte kthyer emigranti nuk ka gjetur ne vendin e caktuar 90 mije eurot e kursyera nga emigracioni 8 vjecar. Dyshimet kane rene mbi vellezerit 33 dhe 35 vjec, te cileve iu sekuestrua edhe mjeti me te cilin kishin shkuar deri ne vendngjarje.
Xh. Beharaj
Xh. Beharaj