Rrihet mesuesja ish-trajnere, akuzon fqinjet per dhunen
GJIROKASTER- Nje mesuese e shkolles 9-vjecare "Koto Hoxhi" ne Gjirokaster ka denoncuar fqinjet e saj se e kane rrahur pas nje konflikti per pronesi. Tefta Qurku, ish-trajnere e ekipit te basketbollit ka hedhur akuza edhe ndaj policise per neglizhence ne veprime, ndersa ka marre nje raport per frakturat e pesuara ne pjese te ndryshme te trupit. Burime zyrtare thane se kane nisur hetimet per ngjarjen e ndodhur pak dite me pare ne lagjen "Granice" te ketij qyteti. Mesohet se mesuesja eshte dhunuar nga bashkeshortet Rexhepi, ndersa depozitoi edhe denoncim per "plagosje" dhe "kanosje". Mesohet se Panajot Qurku, bashkeshorti i viktimes, i cili eshte drejtor ne gjimnazin "Siri Shapllo", i eshte drejtuar per ndihme krereve te Policise se Shtetit duke kerkuar venien para drejtesise te autoreve te ngjarjes. "Ne denoncimin e saj Qurku pretendonte se gjate nje debati per ceshtje pronesie ne pallat eshte dhunuar nga fqinji i saj dhe eshte goditur fizikisht", tha policia vendore. Pas mbledhjes se provave, personi per te cilen eshte bere denoncimi, eshte shoqeruar ne polici dhe me pas eshte lene i lire.