"Me akuzoi se i ngacmova te dashuren"
Korce- Pak ore pasi i ka dale pija, i dyshuari per masakrimin me thike te 25-vjecarit Elis Spaho ne lokalin "Studenti" te konvikteve te universitetit te Korces, ka rrefyer skenen e krimit qe erdhi per shkak te nje femre. Ndersa ka pranuar se kishte goditur me arme te ftohte kundershtarin me te cilin nuk kishte njohje edhe pse frekuentonin rregullisht lokalin, 30-vjecari Erion Pepellashi eshte shprehur se nuk mbante mend detajet e ngjarjes dhe se kishte qene i dehur. I dyshuari ka pranuar se shkak ishte bere pretendimi i viktimes se ai dhe shoket e tij kishin hedhur fjale ndaj vajzes qe shoqeronte Spahon dhe me pas situata ka degjeneruar ne perleshje dhe pasoja fatale. Pepellashi u arrestua pas 15 oresh kerkimesh te policise ne nje fshat te Korces.
"Nuk mbaj mend asgje, isha i pire. Me Spahon nuk njihesha dhe nuk di se cfare ka ndodhur ne mesnate. Kam qene komplet i dehur dhe asgje nuk me kujtohet". Keshtu eshte shprehur 30 vjecari Pepellashi vetem pak ore pas arrestimit. Policia e Korces beri te ditur autori i krimit, ku mbeti i vrare 25 vjecari Elis Spaho dhe te plagosur dy persona te tjere, ka treguar cfare ka ndodhur dy dite me pare ne lokalin e qytetit studenti. I marre ne pyetje nga agjentet, Pepellashi ka pranuar se ka qelluar me nje thike qe e mori ne lokal, mbi 25 vjecarin Elis Spaho. Por ai ka thene se gjithcka e ka bere nen efektin e pijeve alkoolike dhe nuk i kujtoheshin te gjitha detajet e ngjarjes. Ai ka treguar se mbremjen e dates 14 prill ishte ne lokalin e Qytetit Studenti, bashke me dy shoke te tjere. "Kishte kaluar mesnata, kur Spaho, i cili ndodhej me disa shoke ne nje tryeze afer nesh, me vjen ne tavoline dhe me thote perse i kisha hedhur fjale te dashures se tij. Une e mohova te kisha ngacmuar vajzen qe ishte ne shoqerine e tij, por ai filloi te me fyente", ka deklaruar autori i krimit. Me pas Pepellashi ka pohuar se te dy grupet kane vazhduar sherrin jashte lokalit. "Nuk me kujtohet asgje tjeter", ka thene ai ne perfundim te deshmise dhe i penduar. Ndersa burime nga policia e Korces u shprehen se nga provat shkencore te mbledhura ne vendngjarje dhe deshmite e te pyeturve rezulton qe Pepellashi te jete i dyshuari kryesor i ngjarjes se rende. Mesohet se Pepellashi ishte klient i rregullt i lokalit dhe po ashtu viktima Spaho, por ata nuk kishin njohje me njeri-tjetrin.
Daniela Zisi