Klasa e IX, nxenesit ne 3 provime me detyrim Sonila Isaku
Rikthehet serish testimi i njohurive te nxenesve me tre provime, ne fund te arsimit baze. Ne projektligjin e hartuar se fundmi nga Ministria e Arsimit dhe Shkences, parashikohet qe nxenesit e arsimit 9-vjecar te kene 3 provime, ndersa ata te gjimnazit nje nga provimet me detyrim te kene edhe gjuhen e huaj.
Provimet
Nese vite me pare nxenesit kishin tri provime me detyrim ne perfundim te arsimit te mesem tashme ato do te jene ne perfundim te klases se nente. Sipas pr/ligjit te hartuar nga MASH parashikohet qe ne provimet kombetare te arsimit baze, te gjithe nxenesit japin nje numer lendesh te perbashketa. Keto jane: gjuha shqipe, matematika dhe nje lende me short. Nderkohe per sa i perket provimeve te Matures Shteterore edhe ato do te ndryshojne. "Ne provimet e Matures Shteterore, nxenesit japin nje numer lendesh te perbashketa dhe nje numer lendesh me zgjedhje vetjake. Lendet e perbashketa per te gjithe nxenesit jane: gjuha shqipe dhe letersia berthame, matematika berthame dhe gjuha e huaj e pare. Lista e lendeve me zgjedhje, vendoset me udhezim te ministrit", thuhet ne nenin 58 te ketij projektligji. Po keshtu, parashikohet edhe menyra e vleresimit te nxenesve ne sistemin parauniversitar. Per nxenesit e klasave 1-3 parashikohet vleresimi me fjale dhe shprehje. Nxenesit e klasave 4-12 vleresohen me nota. Notat jane numrat e plote nga 1 deri me 10, ku nota me e ulet kaluese eshte 5 (pesa). Rregullat e vleresimit me fjale dhe me nota percaktohen me udhezim te ministrit. Nxenesit e klasave 1-3 nuk e perseritin klasen, me perjashtim te rasteve kur kjo kerkohet nga prinderit e tyre. "Rregullat e vleresimit te brendshem te nxenesit, te njehsimit te notes vjetore lendore, te kalimit te klases, te notes mesatare vjetore, te notes mesatare sipas nivelit arsimor dhe te krediteve percaktohen me akte nenligjore te nxjerra nga ministri" thuhet ne pr/ligj. Nderkohe qe kur nxenesi eshte jo-kalues ne nje ose me shume lende ne provimet e arsimit baze ose te matures shteterore, ka te drejte te hyje perseri ne provim sipas kushteve te percaktuara.
Drejtori
Ndryshe nga sa eshte proceduar deri me tani ku emerimi i drejtorit te shkolles, eshte bere nga Drejtoria Rajonale Arsimore, tashme ai do te zgjidhet nepermjet nje konkursi. Sipas pr/ligjit te sistemit parauniversitar, parashikohet qe drejtori i institucionit arsimor publik, perzgjidhet me konkurrim te hapur dhe ka mandat pesevjecar te perseritshem. "Ai emerohet nga drejtori i njesise arsimore vendore perkatese, pas propozimit te dy kandidateve te perzgjedhur nga nje komision, i perbere nga perfaqesues te grupeve te interesit. Kriteret per drejtor, procedurat e perzgjedhjes dhe te emerimit si dhe perberja e komisionit percaktohen nga Ministri me akte nenligjore, pasi merret paraprakisht mendimi i KKAP-it" thuhet ne projektligj. Nderkohe per sa i perket lirimit nga detyra te nje drejtori shihen nje sere arritjesh. "Drejtori lirohet nga detyra kur, nga pyetesoret e vleresimit me nxenesit ose prinderit del se ka nivel te larte te pakenaqesise nga gjendja ne shkolle. Kur arritjet e nxenesve ne provimet e arsimit baze, ose te Matures Shteterore per dy vite te njepasnjeshme jane ne 10 per qindeshin e fundit ne renditjen e shkollave ne nivel kombetar", thuhet ne ligj.
Masat per nxenesit dhe mesuesit
Ne projektligjin e hartuar nga MASH nuk eshte harruar te flitet edhe per mungesat e nxenesve, te cilat muaj me pare sollen debate dhe lajme per kundershtimin e disa nga vendimet e marra ne drejtorite e shkollave. Tashme keto te fundit e kane te qarte se cfare duhet te bejne. Keshtu, mungesa e nxenesit ne mesim ne moshen e arsimit te detyrueshem per me shume se 25 per qind te oreve mesimore gjithsej gjate nje viti shkollor, qe nuk arsyetohen nga prindi i tij, vleresohet si rast i neglizhences prinderore dhe trajtohet ne perputhje me ligjet perkatese. Nga ana tjeter, ndalohet punesimi i femijeve qe perfshihen ne detyrimin shkollor. Kur vertetohen raste te punesimit te femijeve te moshes se detyrimit shkollor, punedhenesi shteteror ose privat denohet per kundervajtje administrative nga inspektori i punes me gjobe 100.000 leke dhe ne rast perseritjeje, me gjobe 200.000 leke. Kunder vendimit te denimit mund te behet ankim dhe proteste, brenda 10 diteve nga dita e shpalljes ose e njoftimit, ne Gjykaten e qarkut ku eshte kryer kundervajtja. Por ne rastet kur ka shkelje te kodit te punes nga mesuesi parashikohet gjobe nga 10 deri ne 50 mije leke. Me pas vijne te tjera masa administrative si verejtja ne pune e deri ne largim nga puna.
Disa nga nenet me te rendesishme
NENI 55
VLERESIMI I BRENDSHEM I NXENESVE
1. Nxenesit e klasave 1-3 vleresohen me fjale dhe shprehje. Nxenesit e klasave 4-12 vleresohen me nota. Notat jane numrat e plote nga 1 deri me 10, ku nota me e ulet kaluese eshte 5 (pesa). Rregullat e vleresimit me fjale dhe me nota percaktohen me udhezim te Ministrit.
2. Nxenesit e klasave 1-3 nuk e perseritin klasen, me perjashtim te rasteve kur kjo kerkohet nga prinderit e tyre.
3. Rregullat e vleresimit te brendshem te nxenesit, te njehsimit te notes vjetore lendore, te kalimit te klases, te notes mesatare vjetore, te notes mesatare sipas nivelit arsimor dhe te krediteve percaktohen me akte nenligjore te nxjerra nga Ministri.
4. Kur nxenesi eshte jo-kalues ne nje ose me shume lende ne provimet e arsimit baze ose te matures shteterore, ka te drejte te hyje perseri ne provim sipas kushteve te percaktuara me akt nenligjor te Ministrit.
5. Nxenesi e merr deftesen e arsimit baze ose diplomen e gjimnazit kur eshte kalues ne arsimin baze, perkatesisht ne gjimnaz, dhe ne te gjitha lendet e provimit kombetar te arsimit baze, perkatesisht te matures shteterore.
NENI 57
PROVIMET E ARSIMIT BAZE
Ne provimet kombetare te arsimit baze, te gjithe nxenesit japin nje numer lendesh te perbashketa. Keto jane: gjuha shqipe, matematika dhe nje lende me short.
NENI 58
PROVIMET E MATURES SHTETERORE
Ne provimet e matures shteterore, nxenesit japin nje numer lendesh te perbashketa dhe nje numer lendesh me zgjedhje vetjake. Lendet e perbashketa per te gjithe nxenesit jane: gjuha shqipe dhe letersia berthame, matematika berthame dhe gjuha e huaj e pare. Lista e lendeve me zgjedhje vendoset me udhezim te Ministrit.
NENI 66
EMERIMI DHE LIRIMI I DREJTORIT TE INSTITUCIONIT ARSIMOR
Drejtori i institucionit arsimor publik perzgjidhet me konkurrim te hapur dhe ka mandat pesevjecar te perseritshem. Ai emerohet nga drejtori i njesise arsimore vendore perkatese pas propozimit te dy kandidateve te perzgjedhur nga nje komision i perbere nga perfaqesues te grupeve te interesit.
Kriteret per drejtor, procedurat e perzgjedhjes dhe te emerimit si dhe perberja e komisionit percaktohen nga Ministri me akte nenligjore, pasi merret paraprakisht mendimi i KKAP-it.
2. Drejtuesi i njesise arsimore vendore perkatese shqyrton mundesine e lirimit te drejtorit te shkolles publike nga detyra kur:
a) nga pyetesoret e vleresimit me nxenesit ose prinderit del se ka nivel te larte te pakenaqesise nga gjendja ne shkolle;
b) arritjet e nxenesve ne provimet e arsimit baze ose te matures shteterore per dy vite te njepasnjeshme jane ne 10% e fundit ne renditjen e shkollave ne nivel kombetar
MUNGESAT
Mungesa e nxenesit ne mesim ne moshen e arsimit te detyrueshem per me shume se 25 per qind te oreve mesimore gjithsej gjate nje viti shkollor, qe nuk arsyetohen nga prindi i tij, vleresohet si rast i neglizhences prinderore dhe trajtohet ne perputhje me ligjet perkatese te Republikes se Shqiperise.
NENI 87
PUNESIMI
Ndalohet punesimi i femijeve qe perfshihen ne detyrimin shkollor. Kur vertetohen raste te punesimit te femijeve te moshes se detyrimit shkollor, punedhenesi shteteror ose privat denohet per kundervajtje administrative nga inspektori i punes me gjobe 100 000 leke dhe, ne rast perseritjeje, me gjobe 200 000 leke.
Kunder vendimit te denimit mund te behet ankim dhe proteste, brenda 10 diteve nga dita e shpalljes ose e njoftimit, ne gjykaten e qarkut ku eshte kryer kundervajtja.
NENI 88
HAPJA E INSTITUCIONEVE ARSIMORE PRIVATE NE KUNDERSHTIM ME LIGJIN
1. Hapja e institucioneve arsimore private dhe e institucioneve arsimore private plotesuese ne kundershtim me kriteret e percaktuara ne dispozitat e ketij Ligji perben kundervajtje administrative. Kundervajtesit ne cdo rast denohen me gjobe, perkatesisht 500 000 leke dhe 200 000 leke deri me nderprerje te veprimtarise se filluar.
2. Propozimi per gjobe ose nderprerje te veprimtarise behet nga IKAP-i dhe vendimi merret nga Ministri i Arsimit dhe Shkences per institucionet arsimore private laike dhe nga Keshilli i Ministrave per institucionet arsimore private, ne te cilat zhvillohen edhe lende fetare ose ne te cilat mesimi behet edhe ne gjuhe te huaj.
3. Kunder vendimit te denimit mund te behet ankim, brenda 10 diteve nga data e shpalljes ose e njoftimit, ne gjykaten e Tiranes.
NENI 89
SHKELJET NGA PUNEDHENESIT
IKAP-i, kur konstaton shkelje nga punonjesit e institucioneve arsimore ose njesite arsimore vendore, te dispozitave te ketij ligji dhe akteve nenligjore qe lidhen me funksionet e tij, ka te drejte:
a)
t'u propozoje punedhenesve masa ndeshkuese per punonjes arsimore nga "verejtje" deri ne "lirim nga detyra";
b)
te gjobise punonjesit me gjobe ne masen nga 10 000 deri ne 50 000 leke.