E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Njerez te Humbur" bashkon moter e vella dhe babe e bir

Nje histori e rralle por me nje fund te lumtur, ishte ajo qe nje djale i ri 22-vjecar rrefeu ne studion e programit "Njerez te Humbur". Erjon Axhiraj, i lindur ne qytetin e Beratit nuk e njohu asnjehere nenen e tij, sepse pas lindjes ai u braktis per te filluar jeten me dy prinder te tjere qe do te ishin dhe familja e tij. Kete ai e mesoi vetem kur ishte 18 vjec, kur perballet me te verteten, qe nuk e kishte ditur asnjehere. Megjithese per te ishte nje tronditje e madhe, ai u perpoq qe te kuptonte arsyet e braktisjes nga nena biologjike dhe ne kete menyre vendosi ta kerkoje dhe ta njohe ate. Te gjitha keto ai i tregoi ne studion e programit investigativ, i shoqeruar edhe nga babai i tij adoptiv, duke u permalluar per mungesen e personit qe e solli ate ne jete. Deshira e tij ishte jo vetem te gjente nenen, por ai shpresonte dhe uronte qe ajo te kishte pasur nje jete te lumtur dhe gjithashtu te gjente edhe motra apo vellezer. Ashtu sic ky program di te kete cdo mbremje surprizat e tij, kishte perzgjedhur kesaj here Erjonin per t'i dhene atij nje lajm shume te mire. Ai kishte nje moter 3 vjet me te vogel dhe stafi i "Njerez te Humbur" e kishte gjetur ate, per t'ju mundesuar takimin ne ato caste. Momentet qe shoqeruan minutazhin ne vazhdim ishin mjaft prekese por te shoqeruar nga lot gezimi, per kete bashkim te ndodhur mes vellait dhe motres. Megjithate puna e stafit te "Njerez te Humbur" nuk ka ndaluar ketu, por do te vazhdoje edhe me tej per ta mbyllur kete histori edhe me gjetjen e nenes se dy femijeve qe deri tani mendohet se jeton ne Greqi. Nderkohe kerkimet do te vazhdojne per t'i dhene mundesine femijeve per te ardhur serish ne studio dhe kesaj here te bashkohen me pjesen tjeter te tyre te shkeputur prej kohesh. Me urimin qe ky bashkim te jete sa me i shpejte, programi vazhdoi rrjedhen e tij duke i lene hapesire edhe rasteve te tjera te personave te zhdukur nder vite. Ne vijim te prezantimit te pasaportave te tyre me te dhenat perkatese mberriten edhe telefonatat nga shqiptare te shumte, qe informuan gazetaret e stafit mbi fakte dhe pista konkrete ku ata ndodhen. Ecuria e programit ne vazhdim rezervoi dhe nje tjeter lajm te mire, kesaj here per historine e prezantuar nje jave me pare te Aleksander Stinkes. Me ndihmen e vullnetareve ne Gjermani, u realizua kontakti me te direkt ne studio, duke i dhene gjithashtu dhe mundesine per te folur me babane e tij qe nuk e kishte pare per 6 vjet.

Kerkonte nenen, meson se ka dhe nje moter

Suksesi i se premtes mbrema, rezultoi me zgjidhjen e nje historie nga rubrika "Ironia e fatit". Vella e moter njihen dhe bashkohen per here te pare ne studion e programit. Erjon Axhiraj ishte ne kerkim te nenes se tij, qe e kishte braktisur qe ne lindje, por ne te vertete pas 22 vitesh ai meson se kishte dhe nje moter. I lindur ne daten 13 prill te vitit 1988 ne qytetin e Beratit, fillimisht qendron ne shtepine e femijes per dy jave rresht. Me tej kalon ne shtepine e femijes ne Vlore dhe pas nje viti e gjysme biresohet nga nje cift, i cili e rrit me perkujdesje dhe dashuri. Ne moshen 18 vjecare, Erjoni meson se ne fakt prinderit e tij nuk ishin prinderit e vertete dhe keshtu merr vesh gjithe te kaluaren e panjohur. Krahas ketij lajmi te veshtire, ai nuk u dorezua por kerkoi qe ta gjente nenen biologjike qe i dhuroi jeten. Ky motiv e shtyu akoma me teper, kur perpara 8 muajsh nena adoptive e tij vdes duke i shkaktuar nje dhimbje te madhe, por pa humbur shpresen se ai kishte dhe nje nene tjeter, qe do ndodhej diku dhe do ta mirepriste ate. Te gjithe kete histori te jetes, ai e tregoi direkt ne studio duke treguar ne cdo moment se e kishte falur nenen e tij dhe tani kerkonte vetem te lidhej me te per te mos u ndare me. Nderkohe, nga kerkimet e bera nga stafi i "Njerez te Humbur" mendohet se deri ne keto momente nena e tij ndodhet ne Greqi dhe ajo quhet Valentina Lezo. Megjithate krahas ketij informacioni te mesuar per here te pare Erjoni mori nje lajm, qe e befasoi ate. Ai kishte nje moter e cila jetonte ne qytetin e Kucoves dhe ajo ndodhej ne studion e "Njerez te Humbur" per t'u takuar dhe njohur per here te pare me vellain e saj. Caste teper emocionuese dhe nje perqafim i ngrohte ishin ato qe shoqeruan minutat ne vazhdim per te gjithe teleshikuesit e programit "Njerez te Humbur". Nderkohe, te dy u larguan duke i dhene fjalen njeri - tjetrit se tani do te perpiqeshin akoma me shume, per te kerkuar dhe takuar nenen e tyre.

Gjendet ne Gjermani Aleksander Stinka

Historia tjeter qe mbuloi minutat e fundit te transmetimit direkt ishte historia e 30-vjecarit Aleksander Stinka. I prezantuar nje jave me pare si person i humbur ne Gjermani. Babai i tij, Ibrahim Tafani ndodhej per te dyten here ne studion e "Njerez te Humbur" duke mos ndalur thirrjen e tij per ndihmese nga te gjithe emigrantet ne Gjermani, per te kontribuar me kerkimet e tyre ne gjetjen e Aleksandrit i ndare me te 6 vjet me pare. Mesa duket ishte hera e fundit qe Ibrahim Tafani, do te ulej ne poltronin e studios televizive, sepse kesaj here "Njerez te Humbur" kishte finalizuar kerkimet me gjetjen e Aleksandrit ne Gjermani dhe menjehere u realizua nje bisede nepermjet telefonit duke i dhene mundesine babait me te birin e tij, te flasin pas shume kohesh ndarje. Krahas gezimit per kete bashkim pas shume vitesh, Aleksandri i tregoi babait te tij mbi te rejat e fundit qe kishin ndodhur me te. Ai ishte martuar dhe shume shpejt do te behej edhe baba. Ky ishte dhe lajmi tjeter i mire qe Ibrahimi mori ne programin "Njerez te Humbur" i cili prej kohesh ka ditur te sfidoje te gjitha pengesat qe kane ndare familjet me personat e tyre nder vite, duke iu dhene mundesine te rilidhen serish. Ky ka qene per gjithe keto vite edhe misioni i ketij programi, qe deri sot ka bashkuar shume zemra dhe ka rikthyer jeten normale ne shume familje shqiptare.
Pergatiti: Ervis Xhelo

Shenim:
Per cdo informacion rreth ketyre personave vizitoni faqen zyrtare www.njereztehumbur.org, kontaktoni me redaksine e emisionit "Njerez te humbur" ne nr. telefonit: +355 42 347 823/824/825/827 ose shkruani ne posten elektronike: aidashtino@njereztehumbur.org

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›