E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet emigranti për vjedhje bankash

Autori i Lajmit: Redaksia
Një shqiptar 34-vjeçar i dënuar me 15 vjet burg në mungesë në Shqipëri është arrestuar nga karabinierët në Karasko të Italisë. Edison Malaj nga qyteti i Vlorës është arrestuar në një lokal teksa ishte në shoqëri me disa shokë të tij shqiptarë. Media italiane, duke iu referuar policisë së shtetit fqinj bëjnë të ditur se 34-vjeçari, emri i të cilit nuk është publikuar ishte dënuar nga gjykata shqiptare për vjedhje banke. I riu kishte mbërritur në Itali në mënyrë klandestine në bordin e një gomoneje. Policia ka mbyllur 34-vjeçarin në burgun Kiavari në pritje të një vendimi për ekstradimin e tij, drejt vendit tonë.
Ky lajm është publikuar: 08/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›