Vrau 70-vjeçarin, pranga autorit
Autori i Lajmit: Redaksia
Përfundon në pranga autori i vrasjes së 70-vjeçarit për motive pronësie. Veli Nuhaj, bashkëfshatar i viktimës, ndaj të cilit u mor masa e ndalimit për veprën penale “Vrasje me dashje”. Burime nga policia bënë të ditur se trupi i pajetë është gjetur i goditur për vdekje, me shenja hematomash dhe plagësh të rënda në të gjithë trupin. Kjo është gjendja në të cilën forcat e policisë së Fierit e kanë gjetur trupin e një kufome në fshatin Kuqar të këtij rrethi, tek vendi i quajtur “Përroi i Aliut”. Nga kryerja e veprimeve të para hetimore rezultoi se kufoma i përket 70-vjeçarit Ferit Hoxha, lindur dhe banues në fshatin Kuqar dhe se plagët e marra në trupin e tij ishin shkaktuar nga mjete të forta mprehëse dhe shpuese. Burime zyrtare nga policia e Fierit bënë të ditur se autori i dyshuar i kësaj vepre penale është 70-vjeçari tjetër, Veli Nuhaj, bashkëfshatar i viktimës, ndaj të cilit u mor masa e ndalimit për veprën penale “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal. Sipas të njëjtave burime mësohet se nga veprimet hetimore rezultoi se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa materialet do t’i kalojnë prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme. Ky lajm është publikuar: 08/11/2009