E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia lë me “gisht” në gojë TeutënNë çerekfinale, Vllaznia do të përballet me Dinamon, ndaj të cilës ka një bilanc pozitiv në kualifikimet direkt: 10-8

Talenti 20-vjeçar i Teutës, Emiljano Vila shënoi në “Loro Boriçi” golin e “vockël”, atë 2-1, që mund të çonte durrsakët për herë të 36-të në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, por pas vetëm 60 sekondash lojë, lezhjani Dritan Smajli shënoi golin e tretë për Vllazninë, atë 3-1, duke i çuar shkodranët për herë të 44-t midis tetë më të mirave të Shqipërisë.

Vllaznia-Teuta ishte dhe çifti më i “nxehtë” i turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, pasi përballeshin dy nga ekipet më të mira për momentin të futbollit shqiptar, për më tepër që dhe takimin e parë formacioni i Sulejman Starovës e kishte fituar 1-0, falë një goli po të Emiljano Vilës.

Talenti 21-vjeçar Ndriçim Shtubina realizoi një gol të përkryer në minutën e 16-të, falë asisti të dhënë nga Edmond Doçi, duke lënë të befasuar portierin durrsak Bledi Vashaku.

Tri minuta më pas, ishte korçari Paulin Dhëmbi, i cili shfrytëzoi harkimin nga një goditje këndi, duke dyfishuar shifrat për Vllazninë.

Në minutën e 34-t, Teuta shkurtoi diferencën falë një goli të zgjuar të Vilës, i cili shfrytëzoi mosmavarrëveshjen e portierit të Vllaznisë, Armir Grima me Amarildo Belishën.

Gëzimi i durrsakëve zgjati vetëm një minutë, pasi blerja verore e presidentit Valter Fushaj, realizoi në minutën e 35-të me një silurë nga 20 metra, që i solli edhe kualifikimin Vllaznisë.

Në çerekfinale, Vllaznia do të përballet me Dinamon, ndaj të cilës ka një bilanc pozitiv në kualifikimet direkt: 10-8.

KUPA E SHQIPËRISË
TURI I DYTË
NDESHJET E KTHIMIT
17 dhjetor 2008, ora 13:30

GRUPI A
Vllaznia-Teuta 3-1 (0-1)
Shënues: 16’ Shtubina, 19’ Dhembi, 35’ Smajli/ 34’ Vila

ÇEREKFINALET
Vllaznia-Dinamo
Shkumbini-Besa

E Merkure, 17 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›