Klasifikohen 526 kërkesat e para
08/07/2009 Studimet në Itali, lista e kandidatëve që duhet të dorëzojnë dokumentet për marrjen e vizës së studimit
Hapat dhe afatet kohore që duhet të ndiqen për të mos rrezikuar skualifikimin
Klasifikohen studentët e parë që duhet të paraqiten për të dorëzuar dokumentacionin për marrjen e vizës studimore në shtetin italian. Burimet zyrtare të ambasadës italiane kanë pohuar se duke filluar nga data 16 korrik 2009 deri më 30 korriku 2009 studentët e poshtëshënuar mund t’i drejtohen agjencisë më të afërt të “Albanian Courier - Union Net”, e cila pa asnjë pagesë do të merret me dërgimin në ambasadën italiane në Tiranë të dokumentacionit për lëshimin e vizës për studim në universitet dhe pasaportën. Në vijim, pas verifikimit për plotësimin e kritereve të parashikuara nga normativa e ambasadës, do të lëshojë vizat hyrëse për studimet e kërkuara. Ndërkohë pasaporta do t’u kthehet të interesuarve me anë të korrierit postar “Albanian Courier” bashkë me dokumentacionin që studentët duhet të paraqesin në origjinal pranë universitetit italian që kanë përzgjedhur për të ndjekur studimet e larta (diploma e pjekurisë dhe certifikatën e Maturës Shtetërore të legalizuara, diplomën CELI 3 etj). Aplikimi përcakton që për ridorëzimin e dokumenteve studentët duhet t’i paguajnë korrierit një tarifë prej 300 lekë (përfshirë TVSH-nëv), nëse banojnë në Tiranë, 480 lekë (përfshirë TVSH-në), nëse banojnë në qytete të tjera. Procesi i ridorëzimit të pasaportës dhe dokumenteve të legalizuar do të bëhet nga data 18 deri me 21 gusht 2009. Në bazë të dispozitave në fuqi, vizat për studime do të jenë të vlefshme nga data 24 gusht 2009 deri më 31 janar 2010. Gjithashtu pohohet se nuk është e nevojshme që studentet të paraqiten personalisht në ambasadë. Për të ditur zyrën e korrierit “Albanian Courier - Union Net” më të afërt me vendbanimin tuaj mund të kontaktoni edhe në numrat e telefonit 04 2357976 dhe 04 2357977 ose me e-mail albaniancourier@albaniancourier.al. Ndërkohë specialistët u kujtojnë aplikuesve se “të gjitha modulet e nevojshme shpërndahen falas pranë ambasadës italiane, pranë zyrave të “Albanian Courier - Union Net”, e mund të shkarkohen nga faqja e internetit www.ambtirana.esteri.it. Bashkëngjitur do të gjeni promemorien për dokumentet që duhet për lëshimin e vizës.
Lista e dokumenteve që duhen për lëshimin e vizës për studim (universitet), të cilat do të dorëzohen në agjencinë “Albanian Courier - Union Net” më të afërt, për t’u dërguar më pas në ambasadën italiane në Tiranë:
1. Formulari për kërkesë vize, i plotësuar dhe i firmosur, ngjitur në të një fotografi për dokument. Lutemi të shënoni një numër telefoni (fiks, celular) dhe, nëse keni, adresë e-mail-i.
2. Deklaratë mbi të dhënat personale, e plotësuar me datë e firmë.
3. Pasaportë e vlefshme mbi tre muaj pas skadencës së vizës së kërkuar; kopje e faqes së pasaportës me të dhënat personale, kopje të faqeve me viza të tjera “Shengen”:
4. Dokumentacion për vërtetimin e vendqëndrimit në Itali, nëse do të qëndroni pranë personave privat, deklaratë strehimi, fotokopje të dokumentit të identitetit të firmosur të ftuesit (p.sh. nëse është shtetas i huaj, lejen e qëndrimit, ‘soxhornon’, ose faturat për rinovim ‘riçevutat’; nëse është shtetas italian pasaportën ose kartën e identitetit).
5. Siguracionin për udhëtim i vlefshëm nga data 24.08.2009 deri më 31.01.2010 (i stampuar).
6. Faturë bankare: deklarate origjinale nga një bankë italiane në Shqipëri (Banca “Intesa San Paolo” ose BIS Banca – Banca Italiana di Sviluppo), që vërteton derdhjen e pakthyeshme në favor të shumës 4500 euro. Banka duhet të deklarojë transferimin e kësaj depozite në filialet e saj në Itali. Pathyeshmëria e derdhjes mund të anulohet vetëm në rast se: a) ambasada italiane deklaron refuzimin e vizës; b) tërhiqet kërkesa për vizë nga ana e klientit, e vërtetuar kjo nga ambasada.
STUDENTËT NEN 18 VJEÇ. Përveç dokumentacionit të kërkuar më lart, studentët që janë nën moshën 18 vjeç bashkë me kërkesën për vizë duhet të bashkëngjisin edhe një certifikate familjare, të përkthyer dhe të legalizuar, dhe deklaratën noteriale për aprovim të prindërve mbi qëndrimin në Itali për studim të fëmijës, edhe kjo e përkthyer dhe e legalizuar.