Klasik zviceran me soprano në piano
Koncerti i radhës "Klasik" sjell sot në orën 19.00 në skenën e Akademisë së Arteve në Tiranë "koncertin zviceran" në duet të sopranos Alessandra Boer dhe të pianistes Eni Dibra Hoffman. Në program është muzikë Lieder de Debussy, Schonberg, Poulenc, Bauermeister, Strauss dhe Grieg. Duoja intepreton në Tiranë pas koncertit që ka pasur mbrëmë në galerinë "Jozef" në Durrës.
Koncerti zhvillohet në kuadrin e Sezonit Ndërkombëtar të Muzikës "Klasik", Edicioni VIII, 2007-2008 i cili realizohet nga Shoqatat Kulturore "Syri Blu" dhe "Miqtë e Muzikës" në partneritet me Ambasadat e Francës, Greqisë, Gjermanisë, Hollandës, Italisë, Izraelit, Kroacisë, Rumanisë, SHBA, Spanjës dhe Zvicrës.