E Diel, 1 Nëntor 2026

"Do rrimë në krater derisa qeveria të mbajë premtimet"

Eduart Sollaku pohon se shtëpia i është shkatërruar, por nuk ka marrë dëmshpërblim

TIRANË- Shtëpia i është shkatërruar dhe deri ditën e djeshme, nuk ka marrë asnjë lek. Eduart Sollaku është ndër punëtorët të cilët kundërshtojnë hapur vendimin e qeverisë për një dëmshpërblim prej 50 mijë lekësh. Sipas tij, punëtorët e fabrikës duhet të trajtohen në mënyrë krejt tjetër,jo si çdo banor i zonave përreth fshatit të Gërdecit. Në një intervistë për "Shekullin", Eduarti të thotë motivet e protestës së djeshme ndërkohë që paralajmëron se punëtorët janë gati të mblidhen sërish në gërmadhat e fabrikës, deri në plotësimin e kushteve të tyre.

Përse ndodheni përballë bashkisë së Vorës?

Këtu nuk jam unë, por janë të gjithë punëtorët e fabrikës, me burra dhe gra, madje ka edhe fëmijë.Deri më tani e vetmja ndihmë që është dhënë janë disa kile me groshë dhe bizele, ku pjesa më e madhe janë të skaduara, ndërkohë që ende nuk dimë se çfarë do të bëhet me vlerësimin e shtëpive tona, sepse ende askush nuk na ka dhënë gjë. Unënuk do të isha këtu në protestë, nëse do të më ishte thyer xhami i shtëpisë apo edhe makina. Ka shumë prej nesh që këto dëme nuk i ka konsideruar, por jemi këtu për të kërkuar atë çfarë na është premtuar.Fillimisht na u tha sepunëtorët e fabrikës do të trajtoheshin ndryshe. Më vonë mësojmë se edhe ne që punuam në të zezë, që shpëtuam nga vdekja, do të trajtoheshim si gjithë të tjerët. Vërtet ne u punësuam vetë në këtë fabrikë, por për ne ishte e vetmja mundësi. Ne nuk dinim nëse ishim të regjistruar apo jo, nuk dinim as edhe rrezikun e kësaj pune. Ndërsa tani që shpëtojmë, na thonë seduhet të presim deri sa të përfundojnë procedurat.

Çfarë ju kanë premtuar?

Po ja, kanë qenë vetë drejtuesit e qeverisë ata që dy ditë pas tragjedisë së ndodhur, atëherë ku ne nuk dinim nëse i kishim njerëzit gjallë apo jo që na thanë se për çdo punëtordo të jepeshin 2 milionë lekë të vjetra, kjo në formën e dëmshpërblimit.Ndërsa tani mësojmë seedhe ne do të dëmshpërblehemi me 500 mijë lekë të vjetra. Pikërisht për të kërkuar atë çfarë na është premtuar, jemi mbledhur sot.

Çfarë ju thonë në bashkinë e Vorës?

Ajo që na thuhet është se kështu ka vendosur qeveria, ndërkohë që një përfaqësi e punëtorëve ka takuar ministrin e Brendshëm. Kryetari i Bashkisë na tha se do të na japë përgjigje të martën për kërkesat tona por nëse nuk i plotësojnë, ne punëtorët jemi gati të mblidhemi sërish në krater dhe të qëndrojmë ditë të tëra deri sa kjo qeveri të mbajë premtimet e dhëna.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›