E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat e Al-Kadi, qiraxhinjtë kundër Policisë Tatimore

 

Policia Tatimore detyron qiraxhinjtë e 13 dyqaneve të derdhin këstet mujore në thesar të shtetit. Reagon Abu Rayan

TIRANË- Policia Tatimore detyron qiraxhinjtë e administratorit të Jasin Al-Kadi të derdhin qiranë në thesarin e shtetit. Rreth 13 subjekte private, të cilët kanë kontratë me administratorin e Al-Kadi për lokalet me qira pranë rrugës së "Durrësit" në Tiranë, janë përballur ditën e djeshme me Policinë Tatimore, e cila iu ka kërkuar atyre të bëjnë një kontratë me zyrën e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara. Kjo kontratë ka për qëllim derdhjen e qirave të këtyre subjekteve në arkën e shtetit, për arsyen se paratë vazhdojnë të mblidhen nga administratori, edhe pse pronat janë sekuestruar.Por kërkesa e Policisë Tatimore nuk është pranuar nga qiraxhinjtë të cilët janë shprehur se kanë një kontratë mbi bazën e së cilës bëjnë pagesën dhe ajo është në llogarinë eHamza Abu Rayan, i cili rezulton të jetë administratori i Al- Kadit. Sipas Policisë Tatimore, 13 subjektet e marra me qira nga qytetarë të Tiranës, paguajnë këstet mujoretek administratori i cili po gjykohet për fshehje të të ardhurave që dyshohet se janë financuar për terrorizëm.

Qiraxhinjtë e biznesmenit Kadi

I akuzuar nga OKB dhe SHBA si financues i terrorizmit, biznesmeni saudit, Jasin Al-Kadi ka mundur të vjelë qiratë e disa subjekteve në kryeqytet nëpërmjet administratorit të tij jordanez, Hamza Abu Rayan. Prej shumë kohësh, qiraxhinjtë kryeqytetas respektonin kontratën me administratorin e sauditit, duke derdhur qiranë në llogarinë e tij. Policia Tatimore është paraqitur ditën e djeshme nëpër të gjitha subjektet e dhëna me qira nga administratori i Jasin Al-Kadi, me qëllim bllokimin e tyre. Policia u ka bërë presion qiraxhinjve kryeqytetas të nënshkruajnë një kontratë për dhënien e parave të qirasë në thesarin e shtetit. Kjo pasi deri më tani paratë e tyre janë derdhur në llogaritë e Al-Kadi i cili dyshohet se financonte për terrorizëm, dhe shumë llogari dhe pasuri të tjera të tij janë sekuestruar nga prokuroria. Qiramarrësit e pronave të Kadi, kanë refuzuar të nënshkruajnë kontratat e reja, pasi ata janë duke zbatuar një kontratë që është nënshkruar më parë, me pronarin legjitim të atyre pronave. Kërkesave të tyre për një sjellje ligjore dhe zgjidhje ligjore të kësaj çështjeje, inspektorët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara u janë përgjigjur me mbylljen e aktivitetit të qiramarrësve.

Reagimi i administratorit

"Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Financave ka nisur një sulm të paprecedent ndaj pronave të Jasin Al-Kadi dhe qiramarrësve të tyre. Punonjësit e kësaj agjencie, në mënyrë të dhunshme, pa asnjë dokument zyrtar njoftimi, u kanë kërkuar qiramarrësve të objekteve në pronësi të zotit Kadi, që të prishin kontratat ligjore dhe të nënshkruajnë kontrata të reja, kësaj here me partner Ministrinë e Financave",- ka reaguar administratori Abu Rayandje, fill pasi policia tatimore bllokoi 13 subjektet me qëllim që ata të nënshkruajnë një kontratë për të derdhur qiranë në thesarin e shtetit. "Hamzeh Abu Rayyan, administratori i pronave të Shoqërisë "Loxhall" Sh.p.k. njëra nga shoqëritë e Yassin Kadi në Shqipëri, sidhe përfaqësueses me prokurë të Z. Yassin Kadi në Shqipëri, nuk i është dërguar asnjë shkresë zyrtare mbi fillimin apo kryerjen e veprimeve të tilla. Pasi është marrë dijeni mbi këto veprime arbitrare, i është kërkuar Drejtuesit të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara të vepronte në mënyre zyrtare duke njoftuar Hamzeh Abu Rayyan dhe përfaqësuesin e Jasin Kadi në përputhje me ligjin dhe praktikën administrative, për të gjithaveprimet që po kryhen nga ana e tij',- ka vazhduar më tej administratori i pronave të sheikut arab në Tiranë. Në reagim thuhet se dy nga bizneset që nuk kanë pranuar kontratat e reja, janë bllokuar, ndërsa 6 të tjera janë detyruar të nënshkruajnë, por nga Ministria e Financave nuk u është dhënë ende një kopje e kontratës që kanë firmosur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›