Punëtorët në protestë, Nishani: Prisni Berishën
Punëtorët e fabrikës së Gërdecit kundërshtojnë masën e dëmshpërblimit. "Takimi me Nishanin dështoi"
TIRANË- Fëmijë, gra dhe burra qëndrojnë të ulur sa në dyert e banesave, sa në ato të lokaleve përreth bashkisë së Vorës. Janë punëtorët e fabrikës së demontimit të armëve, të cilëve u ka mbetur protesta si alternativë e vetme. Ndaj, që në orët e para të mëngjesit të djeshëm janë mbledhur përballë bashkisë së Vorës, si i vetmi institucion ku shpresojnë se do u dëgjohet zëri i tyre. "Duam atë çfarë na u premtua", "nuk duhet të krahasohemi me të tjerët", "çdonjëri prej nesh pa vdekjen në sy",janë thirrjet që lëshojnë njëzëri të gjithë punonjësit e grumbulluar. Pas mëngjesit, thirrjet i lënë vendin pritjes. "Shqetësimi" që krijuan në bashki u hapi dyert e Ministrisë së Brendshme dhe një përfaqësi e tyre shkon të takohet me ministrin Bujar Nishani.
***
Në mesditë, një përfaqësi prej 5 punëtorësh të fabrikës së vdekjes u nisën drejt Tiranës. Protesta e mëngjesit bëri që ministri Nishani të dëgjojë në mënyrë insitucionale të gjitha ankesat e 144 punëtorëve të fabrikës së Gërdecit. Në fakt, ajo çfarë kërkojnë punëtorët e fabrikës nuk është gjë tjetër veçse mbajtja e premtimeve që drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar dhanë një ditë pas tragjedisë. Por gjithsesi, takimi i kërkuar nga ministri i Brendshëm ka ngjallur sërish shpresat e punëtorëve. E ndërsa 5 burrat prisnin në dyert e Ministrisë së Brendshme, të tjerët nuk lëvizin nga dyert e bashkisë së Vorës. "Ata që u nisën për të takuar ministrin na thanë të presim këtu dhe ne nuk do të largohemi satë kthehen. Nuk kërkojmë gjë tjetër veç atij që secili prej nesh të marrë një dëmshpërblim prej 200 mijë lekësh, jo vetëm pse ne jemi ndër më të prekurit, por edhe se kjo na është premtuar"- thotë Ylli. Asnjë prej 144 punëtorëve të fabrikës, lista e të cilëve është afishuar edhe në lokalin përballë bashkisë së Vorës,nuk e ka marrë kuotën prej 50 mijë lekësh të reja,vendosur nga qeveria si dëmshpërblim. "Është më mirë të na thonë se nuk do të na japin asgjë dhe ne e mbledhim mendjen, nuk lëmë shtëpitë tona për të ardhur këtu. Por na premtojnë dhe ne deri më tani kemi marrë asgjë"-të thotëFlutura Biçaku.
***
E ndërsa pritja vazhdon gjatë, punëtorët vrasin kohën duke rrëfyer secili historinë e mbijetesës nga fabrika e vdekjes. Rrëfimet janë të gjashme për 144 punëtorët, po kaq të ngjashme janë edhe historitë e strehimeve në Kavalishencë apo endja nëpër dyert e insitucioneve në plotësimin e formularëve. Vetëm pas pesë orësh, pritja merr fund. Grupi i takimitkthehet duke pohuar se çështja e tyre është në duart e kryeministrit. "Nishani i ka dëgjuar, por nuk ka premtuar asgjë. Ata që ishin në takim thanë se kur të kthehet kryeministri do të diskutohet çështja e dëmshpërblimit tonë, por ne nuk heqim dorë nga protesta deri sa të marrim atë çfarë është premtuar'-të thotë Ylli Hasani. Pritjen e ministrit e konsiderojnë një takim të dështuar, ndërsa falë premtimit të kryetarit të bashkisë së Vorës, punëtorët vendosin t'i japin fund pritjes për ditën e djeshme. E ndërsa kryetari i Bashkisë, Fiqeri Islami premton se gjatë ditës së sotme do të ketë një përgjigje për dëmshpërblimin e punëtorëve të fabrikës së demontimit të armëve, krejt të kundërtën bën me dije njoftimi zyrtar i Ministrisë së Brendshme."Ministri i Brendshëm,Z.Bujar Nishani zhvilloi një takim edhe me banorët që ndodheshin pranë Bashkisë së Vorës. Ministri Nishani dëgjoi shqetësimet dhe kërkesat e tyre dhe iu përgjigj interesimit lidhur me mënyrën, masën dhe kohën e akordimit të ndihmave financiare e materiale nga qeveria. Banorët e pranishëm pohuan edhe njëherë se janë dakord me masën e dëmshpërblimit të përcaktuar nga komisionet e vlerësimit"-thuhet në njoftimin zyrtar, ndërkohë që gjatë ditës së sotme, punëtorët do të jenë sërish përballë dyerve të Bashkisë në kërkim të 2 milionë lekëve dëmshpërblim, vlerë kjo që u është premtuar një ditë pas tragjedisë së ndodhur në fshatin Gërdec.
Asnjë këmbë njeriu nuk gjen në Gërdec. Rruga është e lirë, por askush nuk lëviz në të
Ushtria i thotë "lamtumirë" shkretëtirës së Gërdecit
TIRANË- Çadrat e kamufluara me gjethe të gjelbra janë zhdukur që pa gdhirë. Bashkë me to edhe ushtarët, kamionët apo efektivat e policisë, që për më shumë se 15 ditë kanë mbikqyrur vetëm hyrjen e fshatit Gërdec. Dje rruga ishte e lirë. Ka mjaftuar një njoftim i forcave të xhenios se ajri në zonën përrethkonsiderohej i pastër, që grupet e kontrollit t'i thonë "lamtumirë" Gërdecit. Largimi i forcave të shumta të ushtrisë dhe të policisë bën që zona të duket më e shkretuar se më parë. Gjatë gjithë rrugës kryesorenuk has thuajse këmbë njeriu. Të vetmit persona me uniformë që gjejmë janë disa punonjës të ushtrisë, që ende mbajnë në mbikqyrje vatrën e shpërthimit të fabrikës.Shtëpitë janë ende të rrënuara dhe deri dje askush nuk ka marrë mundimin të pastrojë qoftë edhe zonën përreth. Fshati vazhdon të jetë i shkretuar si ditën pas tragjedisë së ndodhur. Atë çka kanë mundur të shpëtojnë nga banesat e tyre, njerëzia i ka marrë ditë më parë. Tani presin vetëm lëvrimin e fondeve për të rinisur sërish punën e ndërtimit. Ndaj dhe më shumë vendas gjen në bashkinë e Vorës, se sa në fshatin e Gërdecit.Plotësimi i dokumentacioneve për përfitimin e dëmshpërblimit është i vetmi shqetësim për të gjithë banorët e zonës. Ndërsa disa makineri përpiqen të shtrojnë rrugët që lidh fshatin Marqinet me të Gërdecit. "Banorët e zonës dhe mjetet e tjera që punojnë në zonë kanë përdorur rrugënqë përfundoi dje. Rruga e përfunduar është e gjatë 1.2 km dhe për ndërtimin e saj janë përdorur mbi 1310 m³ cakull dhe stabilazant. Gjithashtu për të përfunduar krejtësisht rrjetin rrugor në këtë zonënevojitet edhe ndërtimi i 500 metrave rrugë" –thuhet në njoftimin e shtabit të Emergjencës. E ndërsa në letra rruga duket se ka përfunduar, gurët e mëdhenj ta vështirësojnë rrugëtimin. Përveç fadromave dhe ushtarëve që ruajnë kraterin, asgjë tjetër nuk gjen në Gërdec.