E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia- Shkon në 26 numri i të vdekurve.

 

Njëzet e gjashtë viktima. Kaq ka shkuar numri i të vdekurve të tragjedisë së Gërdecit në Vorë. Një 6 vjeçar që u dërgua në Brindizi për kurim pas shpërthimit ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm.Vogëlushi Edison Durda u dërgua në Itali pasi ishte plagosur rëndë pas shpërthimit në Gërdec por plagët e marra nga kjo ngjarje e rëndë nuk e lanë të mbijetonin.Ai kishte djegje të shkallës së katërt ndaj dhe u dërgua jashtë për një kurim më të specializuar. Edisoni është viktima e tretë në radhë që ndërron jetë jashtë kufijve, para tij edhe një e moshuar  që u dërgua për kurim humbi jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›