Klaus: Zgjedhjet evropiane jo të domosdoshme
Presidenti çek, Vaclav Klaus, vendi i të cilit drejton presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, deklaroi se zgjedhjet evropiane nuk janë të domosdoshme duke u shprehur se institucionet e vetme të besueshme ishin parlamentet kombëtare. "Nuk ka komunitete të vërteta nga popujt evropianë. Ka francezë, çekë, gjermanë, polakë'', theksoi Klaus, i njohur për skepticizmin e tij.
"Për mua, zgjedhjet evropiane nuk janë të domosdoshme. Shteti-komb është institucioni më i besueshëm në Evropë, jo Brukseli dhe Komisioni Evropian'', nënvizoi ai gjatë një takimi të organizuar në Paris për botimin në frëngjisht të librit të tij "Planeti blu në rrezikun e gjelbër'', ku kundërshtohen rreziqet e ngrohjes klimatike. Zgjedhjet për parlamentin evropian do të zhvillohen në fund të kësaj jave në 27 vende të BE-së.