Kledi Kadiu: Incidenti, s’kishte të bënte me racizëm
Projektet nuk kanë të sosur për balerinin shqiptar, të njohur në mbarë Evropën, Kledi Kadiu.
ANILA MEMA
Pas shfaqjeve të suksesshme si një Romeo i vërtetë në kryeveprën e Shekspirit, në fillim të vjeshtës, ky sukses finalizohet me shfaqjen e 100 të saj. Për këtë balerini ndihet mirë, jeta e të cilit është e lidhur me baletin. Mandej, një tjetër projekt përveç “Amiçit”, përveç shkollës, do të zërë kohë të mjaftueshme në ditët e Kadiut. Është fjala për “Il ballo delle debutanti”, një spektakël i ri në “Canale 5”, prodhim i Maria de Filipit, në të cilin balerini shqiptar do të jetë i pranishëm. Është një spektakël që do të nisë më 14 shtator, ndërkohë një tjetër projekt është edhe shkolla, së cilës tashmë ia ka ndryshuar emrin. Ka programuar ndërkaq dhe pushimet, të cilat do t’i kalojë në tre vende të ndryshme, për të pritur më pas vjeshtën plot punë.
Sërish i angazhuar me “Romeo dhe Zhuljetën?
Po, vazhdoj të jem i angazhuar me këtë shfaqje të mrekullueshme. “Romeo dhe Xhuljetën” e zgjodha vetë, pasi m’u bë oferta. Më pëlqeu shumë dhe u tregova i disponueshëm për të luajtur në këtë balet modern kontemporan. Koreografin e shfaqjes, Fabricio Monteverdi, e kam njohur kohë më parë por nuk kam punuar. Ndërsa trupa e baletit të Romës, është një nga kompanitë më të njohura dhe të mira të Italisë ndaj ishin letrat e duhura që unë ta bëjë këtë rol, ta këtë shafqje.
Si vijojnë projekti me këtë vepër?
Me “Romeo dhe Zhuljetën” në 20 tetor në teatrin Olimpik në Romë, kur është data e fundit që mbyllet me kryeqytetin. Kemi qenë në turne të ndryshme dhe mund të them se gjatë kësaj kohe publiku e ka vlerësuar shumë disa momente të vënies në skenë, siç është pjesa e deklarimit të dashurisë në ballkon. Kemi bërë mjaft shfaqje në vjeshtë në Olimpik mbushen plot 100 shfaqje të “Romeos dhe Zhuljetës” ku ne jemi gati për ta përjetuar eksperiencën e Romës e më pas ketë ndonjë projekt tjetër.
Aktualisht keni ndonjë gjë në duar?
Ndërkohë në 21 shtator do të nis “Il ballo delle debutanti” është një formulë që ka bërë RAI, ku përfshihen personazhe të ndryshëm që nuk dijnë të kërcejnë. Ndërkohë ne, balerinët: unë, Leoni, pjesëtar të “Amiçit” jemi vetëm djem profesionist, ndërkohë vajzat me të cilat do të kërcejmë janë në hapat e para të baletit. Eshtë një program që do të zgjas gjashtë a shtatë puntata, një prodhim sërish i Maria-s, por që do të prezantohet nga dikush tjetër. Ndërkohë në pesë tetor do të nis produksioni i tetë i “Amiçit”. Aty si gjithmonë do të jemi unë, Ambeta, Leoni...
Po me shkollën “Kledi Academy” si po shkoni?
Sapo ndryshova emrin e shkollës nga “kledi Akademi” e bëra “Kledi, pensiero danca”, në të cilën aktualisht kam gati 20 projekte po ecin mirë...
Pak kohë më parë në të njëjtën shkollën patët një incident. Janë sqaruar gjërat aktualisht?
Ndodhi një incident, që sipas meje nuk besoj se ishte një akt racizmi siç e cilësuan mediat italiane. Është njësoj si çdo gjë që i ndodh një të huaj, por këtu e e bëjnë të madhe. Unë mendoj se ishin probleme ekonomike-sociale, që i shtyn ata dy persona të kryenin atë veprim. Nuk hynte racizmi, as xhelozia.
I njihnit ata persona, i kishit takuar më parë, ndonjë konflikt i vjetër?
Jo,jo, nuk i njihja fare absolutisht.
Ç’ndodhi më pas me ta?
Unë bëra një denoncim, ata i kapën dhe do paguajnë për atë që kanë bërë.
Si nis dhe mbaron një ditë për ju?
Çdo ditë jam i zënë nga mëngjesi deri në darkë. Dita fillon me “Amiçin” programi që zgjat më shumë, pastaj vjen shkolla, më pastaj teatri, si dhe programi i ri që do të nis së shpejti. Kështu koha ikën pa u ndier, por nuk është se qahem.
Me gjithë këto projekte që u zënë kohën më të madhe a juu del koha për veten. Për jetën private, për ndonjë lidhje, ndodnjë Zhuljetë?
Po ja, vetë merrem me këto projekte...Përsa i përket lidhjes nuk kam ndërkohë ndonjë të tillë serioze, afatgjatë. Kjo do të ndodh pa e kërkuar unë, dhe varet kur do të ndodhi do ndodhi mirë, nuk jam në kërkim. Sepse puna jonë është punë e vaçantë, duhet ti jap më shumë kohë kësaj që bëj, kur të gjej personin e rëndësishëm atëherë kjo do të ndodh pa e kërkuar unë.
Vera e Kledit
Meqë jemi në sezon vere, ndonëse edhe pse i zënë me punë, me projekte, pushimet kanë zënë vend tashmë në axhendën e tij. Do të kaloj disa ditë të qeta dhe relaksi në tre vende të ndryshme, Sardenjë, Greqi dhe Dhërmi. “Pushime me siguri do të bëj disa, pas kaq kohe intensive në punë. Kam menduar të realizoj dhjetë ditë në Sardenjë, më pas do të realizoj dhjetë ditë të tjera në Greqi me shokët dhe pastaj një javë do t’i bëj nga Dhërmiu. Por bëhet fjalë gjatë muajit gusht, pasi në një shtator fillojnë sërish gjithë projektet dhe nuk do të ketë më kohë të lirë”, shprehet balerini i njohur.