E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, “vret veten” supermodelja Korshunova

Ruslana Korshunova, modelja 20-vjeçare e shfaqur dhjetëra herë në kopertinën e edicionit evropian të “Vogue”, ka humbur jetën, pasi siç duken gjasat është hedhur nga dritarja e apartamentit të saj në Manhattan. 

Lajmin e kanë njoftuar ‘New York Post’ dhe ‘Newsday’, duke cituar burime të policisë. Edhe se të gjitha gjërat të bëjnë të besosh se ka pasur vetëvrasje, policia afirmon se episodi është nën hetim, pasi duhet të sqarohen disa pika të dyshimta të ngjarjes. Shtypi lokal, duke cituar burime të policisë, shkruan se brenda apartamentit të modeles 20-vjeçare policia ka gjetur çdo gjë në rregull, pa asnjë shenjë të mundshme agresioni. Megjithatë, një mike e modeles ka rrëfyer në polici se modelja sapo ishte kthyer nga një udhëtim pune në Paris dhe ishte shumë e lumtur. “Nuk kishte asnjë arsye për të vrarë veten”, tha ajo në të përditshmen “The New York Post”. Supermodelja me origjinë nga republika ish-sovjetike e Kazakistanit, Ruslana Korshunova ka qenë fytyra e markave të njohura të modës dhe ka marrë pjesë në publicitete të emrave të mëdhenj si Marc Jacobs, Nina Riçi e DKNY. Ajo u zbulua kur Debbie Jones e vuri re, ndërsa ajo shikonte një revistë me një artikull mbi qytetin e saj të lindjes, Almaty. “Dukej sikur kishte dalë nga një përrallë”, komentoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›