Maqedoni, beteja e fundit mes shqiptarëve
Dje në Maqedoni u zhvillua faza e tretë e votimit në njësitë zgjedhore 1 dhe 6, si beteja e fundit mes partive shqiptare, ku edhe gjatë rivotimit të 15 qershorit u hasën parregullsi.
Votimi në këto zona do të përcaktojë 6 deputetët që i mungojnë parlamentit. Në orën 19 janë mbyllur 13 nga gjithsej 15 vendvotimet. Votimi vazhdoi pas kësaj ore në vendvotimet 2445 dhe 2446 në fshatin Bojanë të komunës së Sarajit, ku në mëngjes, për shkak të një incidenti të vogël, përkohësisht pati ndërprerje. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, këto dy vendvotime do të jenë të hapura aq sa edhe zgjati ndërprerja e votimit. Fshatin Bojanë i Shkupit u vizitua dje edhe nga euroambasadori, Ervan Fuere dhe kryetari i KSHZ-së Jovan Josifovski. “Ky është proces shumë i gjatë i zgjedhjes, madje edhe shumë i gjatë, edhe pse duhet të zgjasë një ditë. KSHZ-ja u ballafaqua me incidente dhe parregullsi edhe krahas që siguroi kushte të jashtëzakonshme për votim. Nuk duhet të lejohet që të zhvlerësohen përpjekjet e mëdha të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve rivotimi të kalojë në atmosferë korrekte dhe të qetë. Qeveria duhet të ndërmarrë masa më të fuqishme që t’i mbrojë të gjithë nga dhuna”, tha Fuere. Ndërsa kryetarit i KSHZ-së Josifovski, tha se përshtypja në tërësi do të jetë se Maqedonia ka kapacitet, mundet dhe duhet të zbatojë zgjedhje të qeta, korrekte dhe demokratike. Pjesëmarrja në votime ishte rreth 40 për qind.