E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klejda Tare, koncert në piano në Akademinë e Arteve



Salla e madhe e Akademisë së Arteve u mbush mbrëmjen e djeshme nga tingujt e pianos. Vepra të kompozitorëve të njohur botërorë si Richard Strauss, Aleksandër Scriabin dhe Cesar Franck u sollën në skenë në kuadër të Stinës Koncertore të Pranverës. Këto vepra muzikore janë interpretuar në piano nga pianistja dhe pedagogia e kësaj Akademie Ledia Tare. Recitali e pianistes Tare nën interpretimin virtuoz të saj, u prit mjaft mirë nga spektatorët.
Publiku në një koncert, që zgjati rreth një orë pati mundësi të shijojë pjesë të tilla si Sonata për piano, Allegro molto ed appasionato, adagio cantabile, scherzo presto etj. I sjellë si një shembull për studentët e departamentit të muzikës, recitali i Tares nuk është i vetmi në këtë drejtim. Në sezonin e dimrit kanë interpretuar krahas koncerteve të studentëve dhe pedagogë të shumtë të kësaj akademie si Merita Rexha Tërshana dhe Nora Çashku. Pianistja Klejda Tare po përgatitet së fundmi për të marrë pjesë në një koncert të organizuar nga “Klasik”, ku do të shoqërojë në piano këngëtaren ruse Olga Mitrofanova. Pianistja është aktivizuar në festivale të shumta si “Vjeshta e Tiranës”, “Tirana Music Festival”, “Edicioni VII i Çesk Zadeja Festival”, në të cilët ka interpretuar një repertor nga klasikët deri te bashkëkohorët si dhe ka sjellë për herë të parë vepra të autorëve shqiptarë.

8 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›