Nis gjykimi për grupin e akuzuar për trafik të narkotikëve
Tiranë - Gjykata e Krimeve të Rënda hapi dje procesin gjyqësor ndaj një grupi që akuzohet për trafik ndërkombëtar të drogës. Të pandehur në këtë proces janë, Lufti Shabani, i njohur si Ben Çami, Françesk Shkëmbi, Isein Nasufi, Dritan Gjura, Arif Kurti, Madit Istefi, të cilët dyshohen për trafik të lëndëve narkotike ndërmjet linjës Maqedoni-Shqipëri-Itali. Këta persona janë arrestuar më parë në periudha të ndryshme kohore nga forcat e policisë së Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, me sasi të konsiderueshme droge të destinuara për t’u trafikuar jashtë shtetit. Ndërkohë që, i dyshuari si kreu i këtij grupi, Lutfi Shabani u arrestua në korrik të 2008 në Tiranë, me afro 15 kilogramë heroinë. Shabani ka pasur edhe precedentë të mëparshëm penalë.
8 Prill 2009