E Diel, 1 Nëntor 2026

David Braun: “Nuk kam përdhunuar fëmijët, jam impotent”



Tiranë - Anglezi që akuzohet për abuzim me të miturit deklaroi dje para trupit gjykues se është impotent dhe nuk ka përdhunuar fëmijët të cilët e akuzojnë. Seanca e djeshme gjyqësore është zhvilluar sërish me dyer të mbyllura, ndërkohë që vetë i pandehuri ka kërkuar të japë një deklaratë përpara togave të zeza të kryesuara nga gjyqtari Gerd Hoxha. Seancat e mëparshme kanë dëshmuar të gjithë të miturit që pretendohet se ka abuzuar Braun. Ndërkohë që prokuroria i ka vënë në dispozicion gjykatës edhe disa fotografi, të cilat i janë bërë fëmijëve si dhe ekspertiza mjekoligjore në të cilat vërtetohet që këta të fundit janë abuzuar seksualisht. Ndërkohë që do t’i takojë gjykatës që të verifikojë nëse Braun është apo jo impotent ashtu edhe siç ka pretenduar në seancën e djeshme në ngarkim të tij. Deklarata e bërë i pandehuri ka ardhur menjëherë pas katër dëshmive të bëra nga fëmijët të cilët ishin dhunuar seksualisht prej tij. Fëmijët kanë treguar tmerret e përjetuara prej Braun si dhe mënyrën që ndiqte për të kryer marrëdhënie me ta.

29 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›