E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli lë në burg zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes



Tiranë - Gjykata e Apelit ka vendosur të lerë në qeli deri në përfundim të hetimeve dy zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes të akuzuar për “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “shpërdorim detyre”. Shkëlzen Madani, 44-vjeç, me detyrë drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit të Instalimeve dhe të Burimeve në Ministrinë e Mbrojtjes, Kadri Suli, 53-vjeç, me detyrë ish- komandant i brigadës logjistike nr.4300, dhe Ferdinand Hodo, 48-vjeç, me detyrë administrator i shoqërisë Geoconsult sh.p.k., janë tre personat në ngarkim të të cilëve Gjykata e Apelit Tiranë vendosi të lërë në fuqi masën e sigurimit me “arrest në burg”, dhënë nga kolegët e shkallës së parë. Avokatët mbrojtës të të pandehurve u kanë kërkuar togave të zeza të Gjykatës së Apelit caktimin e një mase sigurie më të butë pasi klientët e tyre nuk përbëjnë rrezikshmëri shoqërore.

29 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›