Krizë në çiftin Ermal-Françeska?!
TIRANE - A ka vërtet një krizë mes çiftit të krijuar në edicionin e sivjetshëm të “Big Brother”-it? Sipas lajmeve të fundit, duket se lidhja mes Ermalit dhe Françeskës së “Big Brother”-it ka marrë fund. Shkak për këtë thashethemnajë të ngritur, zbuluam se ishin pushimet e Ermalit me shoqërinë, pa Françeskën. Kjo gjë, duket se e ka mërzitur jo pak vajzën bukuroshe dhe gjatë një komunikimi që patëm me të, ndonëse nuk donte të bënte komente, la të kuptohej se gjërat midis tyre nuk ishin më si më parë.
Edhe Ermali e konfirmoi këtë gjë, por siç tha për “Bluetooth”, gjithçka do të sqarohet sapo ai të shkojë në Vlorë dhe ta takojë Françin. Ermali i ka kaluar pushimet në Jalë me shoqërinë, megjithatë, në prononcimin e tij ka thënë se: “Unë dhe Françeska do të jemi bashkë për shumë kohë, kjo është thjesht një zënkë”...Urojmë vërtet që historia e tyre të zgjasë dhe që konfliktet mes çiftit të mos krijojnë hendeqe të pakapërcyeshme, aq sa t’i çojnë drejt ndarjes.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)