E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kleriket nuk marrin demshperblim

Ligji i miratuar ne fund te vitit te kaluar per "Demshperblimin e ish-te denuarve politike", perjashton nga demshperblimi rreth 133 klerike katolike. Sipas te dhenave te shoqates se ish-te perndjekurve politike, keta klerike te denuar me mbi 20 vite burg nuk perfitojne demshperblim, pasi nuk jane martuar e nuk kane as trashegimtare te pare. Shqetesimi u ngrit nga kreu i shoqates, Kurt Kola, si nje mohim me shume, qe ligji i miratuar muaj me pare nga Kuvendi i ben te denuarve politike. "Si do te demshperblehen ata. Nuk jane martuar dhe nuk kane trashegimtare. Kur ligji ua heq te drejten e perfitimit qe ta marre motra apo vellai, keta mbeten pa gje", reagoi Kola. Sipas tij, shume prej ketyre, nuk do te mund te marrin demshperblim nga shteti, pasi jane ne fazat perfundimtare te jetes dhe nuk mund te arrijne gje. "E keshtu qeveria e mbyll pa probleme edhe kete kapitull. Ne e dime shume mire, se nuk do te arrijme te marrim gje", vijoi ai. Kreu i shoqates u ankua dhe ndaj procedures se dorezimit dhe plotesimit te dokumentacionit per te perfituar demshperblim. Sipas tij, te denuarit vetem sa po sorollaten, ne menyre qe te kaloje koha e mos marrin demshperblim.
R.R

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›