E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria, leke me pikatore

Rozeta Rapushi
Rreth 900 dosje jane depozituar deri me sot nga ish-te perndjekurit politike ne Ministrine e Drejtesise per te perfituar demshperblimin financiar nga qeveria. Sipas te dhenave, 380 prej tyre jane kthyer mbrapsht nga ky institucion per mungese dokumentacioni dhe ne dy muajt e pare te vitit jane pranuar vetem 600 dosje. Nderkohe qe vazhdon pritja e kerkesave te reja. Ish-te perndjekurit, te mbledhur rreth shoqatave, pretendojne se behet fjale per rreth 23000 dosje qe do te dorezohen ne pritje te demshperblimit financiar. Numer ky qe duhet te dorezohet brenda kater muajve te mbetur. Pasi ne ligj theksohet se depozitimi i dosjeve per perfitimin e demshperblimit duhet te kryhet brenda gjashte muajve, nga hyrja e ligjit ne fuqi. Por jo te gjithe ata qe mbyllin dosjen mund te perfitojne demshperblimin brenda ketij viti.
Demshperblimi do te shtrihet ne nje periudhe kohore shtatevjecare. Qeveria per kete vit, ka percaktuar per demshperblimin e te perndjekurve politike nje fond prej 10 milione $. Shume e cila parashikohet te shperndahet brenda dhjete muajve te mbetur ne menyre te barabarte. Ne baze te ligjit te miratuar ne Kuvend, fondi celet vetem nga Ministria e Financave, pasi kjo e fundit te kete marre ne dorezim kopjen e dosjeve individuale te ish-te denuarve politike qe perfitojne demshperblim. Dhenia e parave ne forme demshperblimi per ish-te denuarit, do te behet nepermjet llogarive bankare. E ate mund ta terheqin vete ish-te denuarit ose ne rast se humb jeten, shuma terhiqet vetem nga familjaret e tij si bashkeshorti/ja ose femijet. Nese asnje prej tyre nuk eshte gjalle, fondet i kthehen buxhetit te shtetit.
"Depozitat bankare qe celen ne emer te ish-te denuarit politik behen te disponueshme brenda nje jave nga celja e tyre. Njoftimi behet nga Ministria e Financave publikisht ne media dhe ne faqen zyrtare te saj", thuhet ne ligj. Per here te pare, ish-te denuarit pritet te marrim kete vit, para si demshperblim per vuajtjet e sistemit. Ndonese prej dy vitesh ne buxhetin e shtetit percaktohet nje kuote per ta, asnjehere leket nuk kane dale nga arka e shtetit. Keshtu ndodhi edhe vitin qe kaloi, ku shuma e percaktuar per kete kategori prej 4 milione lekesh, edhe pse u tha shume se do te levrohet, nuk u shpernda. Deri me sot, ish-te denuarit jane ankuar nga procedurat e percaktuara per te marre demshperblimin. Sipas tyre, formulari tip eshte shume i ngaterruar dhe institucionet i zvarrisin ne plotesimin e dosjes se tyre me dokumente.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›