E Diel, 1 Nëntor 2026

Samarxhic: Me marrëveshjet, Serbia njohu Kosovën

BEOGRAD-Ish ministri serb për Kosovën, Sllobodan Samarxhic, ka thënë se marrëveshjet mes Prishtinës dhe Beogradit të arritura në Bruksel, paraqesin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Marrëveshja me përfaqësuesit e shtetit jolegal të Kosovës paraqet shkelje flagrante të Kushtetutës së Serbisë, rezolutës 1244, dhe si e tillë, paraqet shkelje flagrante të dokumenteve juridike në të cilat ka bazën sovraniteti i Serbisë”, ka thënë Samarxhic.

Ai ka thënë se tashmë shtetit dhe popullit i ka mbetur që të jetojë me faktin se “një pjesë e territorit të saj i është ndarë, ndërkaq qeveria e ka pranuar këtë”.

(d.b/Evropaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›