Më 25 tetor “Marie Kraja”, starton edicionin e saj të 9
Hap siparin edicioni i 9 i festivalit operistik “Marie Kraja”. 16 këngëtarë lirikë nga e gjithë bota janë përzgjedhur për të marrë pjesë në këtë festival që nis mbrëmjen e 25 Tetorit. Producentja Zana Çela shprehet se veç të tjerash komponenti kyç i këtij edicioni është juria profesioniste e përzgjedhur.
TIRANE- Mbrëmja e 25 tetorit, shënon edhe hapjen e edicionit të festivalit të 9 operistik “Marie Kraja”. Në edicionin e këtij viti nga 78 aplikantë nga vende të ndryshme të botës, janë përzgjedhur për konkurim 16 këngëtarë lirik të cilët janë nga Shtetet a Bashkuara të Amerikës, Rusia, Kuba, Koreja e Jugut, etj. Ndërkaq këtë vit edhe shteti i Kosovës do të ketë përfaqësuesin e tij. Konkurimi ka lënë hapësirë edhe për mjaftë këngëtarë të rinj, ndërsa një pjesë e konkurrentëve kanë një pregatitje të lartë artistike.
Producentia e festivalit Zana Çela, shprehet se një rëndësi të madhe evenimentit i jep edhe juria e përzgjedhur.
“Edhe këtë vit festivali do të gjykohet nga personalitete shumë të rëndësishme të muzikës operistike është kjo juri e cila tërheq shumë këngëtarë nga të gjithë kontinentet. Pas mbylljen së festivalit ka ndodhur që gjithmonë të nënshkruhen kontrata mes anëtarëve të jurisë pasi ata janë përfaqësues të agjencive më në zë në Evrope”, u shpreh Çela.
Edhe këtë vit struktura e festivalit nuk ka pësuar ndryshime, të 16 këngëtarët që do të ngjiten në sallën e madhe të Akademisë së Arteve, do të konkurojnë në dy arie të mëdha. (a.r/news24/balkanweb)