Klientët dhe stafi ynë nuk kanë pësuar dëme
Menjëherë pas grabitjes së djeshme ka reaguar edhe stafi i Bankës Kombëtare Tregtare. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp u deklarua se; “Sot (dje), në orën 8.34 të mëngjesit, dy persona të maskuar dhe të armatosur janë futur dhe kanë grabitur agjencinë tonë në rrugën ‘Myslym Shyri’. Për shkak të masave të larta të sigurisë që aplikohen në të gjitha degët dhe agjencitë tona, gjatë kësaj ngjarjeje nuk ka pasur të dëmtuar qoftë nga klientët, qoftë nga punonjësit e bankës. Njëkohësisht, nuk ka pasur asnjë dëm material të shkaktuar. Të gjitha degët dhe agjencitë tona janë të mbikëqyrura me anë të kamerave të sigurisë dhe shërbim ruajtje dhe sigurie nga punonjës të pajisur me armë. E gjithë ngjarja është e filmuar nga kamerat tona të sigurisë dhe materialet filmike, bashkë me të gjitha materialet dhe informacionet e tjera të nevojshme u janë vënë në dispozicion Forcave të Rendit Publik për zbardhjen dhe hetimin e kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin e autorëve”, deklarohet në njoftim. “Ju bëjmë me dije se ne do të marrim masa akoma më të forta për rritjen e sigurisë së degëve dhe agjencive tona për të parandaluar ngjarje të këtij lloji në të ardhmen”, deklarohet Departamenti i Komunikimit të Korporatës.
#