"Klima e biznesit", pesimiste në Bullgari
Gjatë qershorit nga anketat e Institutit Kombëtar Statistikor vihet re një ulje e nivelit të treguesit të përgjithshëm të klimës së biznesit me 1.1 pikë në krahasim me muajin maj. Treguesi "klima e biznesit" në Bullgari regjistron përkeqësim në të gjitha degët e mbikëqyrura, me përjashtim të sektorit të shërbimeve. Sipas të dhënave të statistikës në Sofje dhe në periferitë e saj, jetojnë rreth 1 milionë e 600 mijë njerëz. Ky është numri zyrtar i popullsisë së regjistruar, por ka edhe mijëra bullgarë që jetojnë në kryeqytet pa qenë të regjistruar që jetojnë aty. Të gjithë këta qytetarë japin 33 për qind të produktit të brendshëm bruto të Bullgarisë. Sektorët më të zhvilluar të cilët formojnë produktin e brendshëm bruto të Sofjes janë tregtia me pasuritë e paluajtshme, shërbimet financiare, transporti dhe telekomunikacioni. Investimet e huaja në kryeqytet janë në sektorin financiar, pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimin.
Këto sektorë janë më të rrezikuara nga kriza financiare globale, e cila tashmë ka hyrë edhe tek ne. Për këtë qëllim, qeveria po mendon të ketë një buxhet vjetor më të stabilizuar, duke premtuar më pak shpenzime dhe rritje të të ardhurave, kryesisht nga donatorët.