E Hënë, 2 Nëntor 2026

Koalicioni antisirian feston fitoren

31/05/2005  Përkrahës të koalicionit antisirian në zgjedhjet e përgjithshme të Libanit kanë festuar fitore në Beirut, ku koalicioni thotë se ka marrë të 19 vendet, në raundin e parë të votimeve. Qindra vetë kërcyen dhe valëvitën flamuj jashtë shtëpisë së udhëheqësit të koalicionit, Saad Hariri, djali i ish-kryeministrit të vrarë, Rafik Hariri. Këto janë zgjedhjet e para në Liban për dekada të mbajtura pa praninë e trupave siriane në vend. Raundet e tjera pritet të zhvillohen në javët e ardhshme. Zonat ku u vërejt një pjesëmarrje më e madhe ishin ato me shumicë sunite, në perëndim të kryeqytetit, ku janë edhe mbështetësit e ish-kryeministrit të vrarë, Rafik Hariri. Edhe në zonat që banohen nga popullsia e krishterë, pjesëmarrja në zgjedhje u rrit gjatë ditës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›